Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu përgjigj shkurt deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Elbasan, sipas të cilit shqiptarët nuk kishin alternativë në zgjedhjet e ardhshme.
Duke e konsideruar kryeministrin të dështuar, Kryemadhi thekson se të rinjtë dhe të rejat janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë
“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës”, shkruan ajo.