Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur fjalën përshëndetëse në Konferencën Shkencore me temën “Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”.
Meta citoi një thënie të Ismail Qemalit, “Një komb që fle, vdes”, ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të vlerësojnë figurat kombëtare, edhe pse ndoshta ndonjëherë mund të kenë dritë-hije të vogla
“Heronjtë kanë frymëzuar arritje të mëdha për krahina të caktuara, për shtetin, për kombin. Më 1920, të gjithë u bashkuan në Vlorë për të çliruar Vlorën e Shqipërinë. Ata heronj, pavarësisht se pas luftës ndoshta ndokush ka parë jetën e tij, është përfshirë në vendim-marrje etj. Mes Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës, kemi një akt të rëndësishëm për shtetin. Kemi veprimin e Avni Rustemit. Ne e dimë se Esat Pasha tradhtoi interesat e kombit. Ky akt madhor krijoi entuziazëm. U krijua urrejtje ndaj tradhtarëve.
Më 1920 kemi dy figura të rëndësishme si Ahmet Zogu dhe Avn Rustemi. Mund të themi se janë figura të rëndësishme, që kanë dhënë kontribut, por në disa momente ndoshta nuk kanë parë interesin e përgjithshëm, por në tërësi kanë dashur demokracinë e kanë luftuar për të. Të ngremë lart figurat që kanë dhënë kontTë ngremë lart figurat që kanë dhënë kontribut të çmuar. Do e mbyll me Dritëro Agollin. Ai thotë se kënga e ka shpëtuar kombin tonë, sepse përmes këngës janë transmetuar ngjarjet më të mëdha. Poezitë e Vlorës shkëlqejnë sepse shkëlqeu kjo luftë. Të lartësojmë figurat historike. Një komb që fle, vdes”, tha Meta.