“Gëzuar 3 shtatorin, ditën madhështore që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë!” - Me këtë urim sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka mëshuar sërish sot idesë se data 3 Shtator duhet shpallur festë kombëtare, në përkujtim të Luftës së Vlorës. Në një mesazh të publikuar në Fb, Presidenti Meta shprehet:
“Sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit, pas muajsh luftimesh heroike.