Vetëvrasja e pacientëve te Covid-2, ish-deputeti Spahia: Duhet impenjim serioz dhe plan konkret nga qeveria

E Enjte, 03 September 2020 12:31

 

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, reagon pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku një tjetër pacient me koronavirus i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Sipas Bardhit, ky rast i përsëritur brenda pak javësh duhet të sjellë një impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes!

Reagimi i ish-deputetit Spahia:

EDHE SA PACIENTE ME COVID-19 DUHET TE VETVRITEN QE QEVERIA TE REAGOJE?
Ende nuk ka një reagim nga spitali “Shefqet Ndroqi“ për 65 vjecarin me Covid-19, që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit! Rasti i dytë në më pak se tre javë, duhet të sjellë një impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes! Me probleme paraprake apo jo, fakt është që një 29 vjecar dhe një 65 vjecar zgjodhën t’i japin fund jetës, në vend të kurimit mjekësor! Drejtori i spitalit e ministria e shëndetësisë duhet të mendonin për situatën e pacientëve dhe të merrnin masat përkatëse për të trajtuar anën psikologjike të pacientëve! Asnjëri nga dy spitalet Covid nuk ka psikolog! Kjo situatë nuk mund të anashkalohet me justifikimin, se pacientët që i dhanë fund jetës kishin probleme paraprakisht! Kujdesi për shëndetin mendor ndaj pacientëve të tillë ka munguar krejtësisht!
Edhe sa pacientë me Covid-19 duhet të humbin jetën që qeveria të reagojë duke marrë masa konkrete?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...