Andi Bushati:Ku të çon rruga e kthesës së Labinotit?

E Enjte, 03 September 2020 14:30

 

Nga Andi Bushati –

Më në fund, në mënyrën e tij edhe Edi Rama e ka pranuar atë që prej kohësh mendonin të gjithë: faktin se ai nuk është më shumicë reale.

 

Sinjalet që u dhanë në votimet moniste të një viti më parë, me sa duket i ka shumfishuar kriza që pasoi tërmetin e 26 nëntorit dhe sidomos pasojat shkatërruese të pandemisë. Nëse në këndvështrimin e kritikëve të tij, ai duhej ndëshkuar për mëkate shumë më të mëdha, si zhbërja e demokracicë, partneriteti me krimin dhe grykësia gargantyeske, ai po paguan në popullaritet, për të vetmet gjëra që ka më pak faj se gjithçka: për kapriçot e natyrës.

Qoftë për të parën apo për të dytën, ai tashmë është në panik.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet, fjalimi që mbajti përpara parisë socialiste në Labinot, i cili qe i mbushur me nota pesimiste. Asnjëherë ne nuk kishim dëgjuar nga goja e kryerilindasit se një pjesë e elektoratit të vet mund të qe e zhgënjyer dhe e lodhur nga qeverisja e tij. Kurrë më parë nuk e kishim parë të pranonte se, nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, shumë të majtë do të bojkotonin.

Por këto ofshama dëshpërimi për zemrat e humbura të atyre që s’kanë votuar kurrë për Saliun, nuk duhen parë aspak si një sinjal dorëzimi.

Me kthesën e fortë që bëri në këtë hapje të sezonit politik, kryerilindasi nuk donte aspak të pranonte fatalitetin e dështimit në një fund mandati. Po të shihet me vëmendje tërësia e fjalimit të tij, ai është më shumë shantazhues sesa reflektues. Ai është një kërcënim, për të gjithë kastën socialiste, që duhet të derdhë edhe pikën e fundit të gjakut për të mbrojtur të pacënuar shtatoren e liderit.

Rama i vuri kusht gjithë kupolës së PS, se nuk do të ekzistone më në politikë, se nuk do të qe më pjesë e skuadrës së 2021, se askush nuk vlente më shumë se partia, nëse nuk jepte maksimumin deri në pranverën e ardhshme.

Po çfarë kuptohet me këtë tejkalim të vetvetes që i kërkohet ministrave dhe deputetëve?

Këtu kreu i PS e ka treguar synimin e tij: të rikuperohet me çdo mënyrë dhe çdo mjet, ajo që nuk e mer dot më nga zgjedhësit. Vetë Rama, si një lexues frenetik sondazhesh, e di mirë gjendjen se ku është, prandaj fillimisht ai bëri të gjitha përpjekjet në tryezën e reformës për të zhvilluar zgjedhje me komisionerë (gjoja të pavarur të administratës shtetërore) të kontrolluar 100% prej tij. Pasi dështoi në këtë ndërmarrje, falë kokfortësisë së opozitës dhe ndihmës që asaj i dhanë patrnerët europianë, ai provoi lëvizjen e dytë: të zhbënte në mënyrë të njëanëshme rregullat e lojës duke hequr koalicionet zgjedhore.

Pra, doktrina që ai shpalli në Labinot përkthehet shumë thjeshtë: në zgjedhjet e ardhshme jemi pakicë, por kemi vendosur të marrim më shumë sesa na takon. Dhe për këtë çdokush duhet të sakrifikojë gjithçka, paratë që ka marrë nga tenderat, miqësitë që ka lidhur me banditë, favoret që u ka bërë oligarkëve dhe mediave.

Kjo strategji e një lideri që e njeh realitetin, por refuzon ta pranojë atë, tenton ta shpjerë PS-në drejt dy rrugësh.

Se pari drejt asaj të manipulimit që do të sigurojë një mandat të tretë. Por për të arritur këtë, përpos ndihmës të gjithë banditëve që si preku OFL-ja, përpos propagandës të të gjitha TV-ve që marrin tendera me emra fallco, përpos financimeve të atyre që kanë rrëmbyer koncesionet, Ramës i duhet edhe një përqindje e lartë votuesish që t’i japë vlerë vjedhjes dhe blerjes së votës. Pra, ai po i kërkon “skuadrës 2021” t’i japë aq mundësi sa ai ta përfundojë me mjetet e veta punën.

Ruga e dytë, nëse ajo e manipulimit nuk do ta mbushë dot humnerën e largimit të elektoratit, është ajo e një “humbjeje dinjitoze”. Ajo i duhet Ramës po aq shumë sa edhe fitorja. Sepse nëse del i mundur, por me një rezultat të ngushtë dhe me një grup të madh parlamentar, ai realizon objektivin për të mos u larguar nga PS dhe për të fituar imunitet përmes saj ashtu sikurse Berisha në 2013. Përtej përrallave për jetën e tretë prej artisti, përtej demagogjisë se ai është një i huaj që mezi pret të largohet nga kopshti zoologjik i politikës, Rama e ka ndarë se do të kacavirret deri në fund pas partisë që i rrëmbeu Nanos, prandaj ai do të bëjë ç’është e mundur për shmangien e një disfate të plotë.

Në emër të këtyre dy skenarëve Rama po lufton me realitetin. Megjithëse sondazhet tashmë ia kanë konfirmuar, megjithëse ai e përmendi me gojën e vet se çdo të ndodhte nëse zgjedhjet bëheshin këtë të dielë, ai po refuzon të dorëzohet.

Prandaj në fjalimin e Labinotit shpalli doktrinën: si të fitosh duke qenë pakicë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...