Kim Mehmeti:O burra, te Piktori nuk ka tradhti, por antishqiptari?!

Hënë, 07 September 2020 10:33

 

Nga Kim Mehmeti –
Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 në Maqedoni, Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij, i shpallën heronj kombëtarë shqiptarët që u rreshtuan me LSDM-në, me çka i nxitën shqiptarët e këtushëm të mos i votonin partitë e veta, por këtë parti maqedonase dhe, Zaevin ta bënin ‘lider legjitim” të shqiptarisë së këtushme!
Gjatë zgjedhjeve të sivjetme në Mal të Zi, Piktori nuk u rekomandoi shqiptarëve të atjeshëm të votonin për partitë e veta, por i këshilloi t’i mbeteshin besnik e të mos e tradhtonin Milon?!
Pra Piktori nuk i tha Malit të Zi e Maqedonisë se shtyllë e tyre bartëse shtetformuese ishin edhe shqiptarët, ai nuk u tha Milos e Zaevit se pa votën e shqiptarëve ata nuk vlenin gjë, por u tha shqiptarëve të atjeshëm se pa Milon e Zaevin ata nuk vlenin as pesë pare!
Po pra, duke vazhduar më tej misionin e tij për defaktorizimin e shqiptarisë, në zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Maqedoni, Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij, e shpallën të arrirë monumentale, gënjeshtrën ‘historike’ të drejtuesit mashtrues të BDI-së, i cili premtoi kryeministër shqiptarë e mbeti vasalë i specaxhiut nga Strumica!
E në ndërkohë, askush nuk u tregoi burrështetasve shqiptarë në Prishtinë e Tiranë, se qysh gjatë rënies së regjimit VMRO-BDI në vitin 2016, pra shumë vite para se këtë ta bënte kryetari i BDI-së, kryeministër shqiptarë të qeverisë teknike njëqind ditëshe – si zgjidhje më të duhur neutrale – kishin propozuar disa qarqe maqedonase!
Vite me radhë, Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij, i luftuan ditë e natë burrështetasit e Kosovës që nuk pranonin të bashkëpunonin me Presidentin serb ( përndryshe të dal nga kapota e Millosheviqit dhe një nga hartuesit e planit për shfarosjen e të gjithë atyre që nuk i takonin fesë ortodokse serbe), pra i luftuan pa ndalë Kryetarin e VV dhe atë të AAK-së dhe e përkrahën ‘vëllazërinë e Vuçiqit’ – Presidentin e Kosovës dhe qeverinë e ‘Listës Serbe’, atë të LDK-së!
Pra rrënuesi i mbëmendjes shqiptare për vlerat kombëtare dhe për vetveten ( i Teatrit Kombëtarë) i mbeti besnik ‘Mini shengenit ballkanik’ për të cilin edhe vetë serbët e sinqertë e pranojnë se është ‘Federata e re e Serbosllavisë’, me kryeqendër Beogradin, nga e cila federatë do përfitojë vetëm Serbia!
Por sidoqoftë duhet thënë zëshëm: o burra, nga e gjitha kjo që u tha më lartë për Piktorin dhe ‘Rilindësit’ e tij, nuk ka tradhti të vetëdijshme, por antishqiptari të qëllimshme!
Më në fund Piktori edhe nuk mund të jetë tradhtar, sepse asnjë veprim të vetin ai nuk e mat në kandarin e shqiptarisë, por në atë të të huajve, sepse për të nuk ka vlerë ajo që është, por ajo që Vuçiqi e pëlqen në të dhe pse, siç duket, ai ndjehet si burrështetas që i takon popullit të gabuar.
Kim Mehmeti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...