Sherr në studio, gazetari ia thotë copë deputetit të PS: Ja pse jeni një parti ish-komuniste!

Tuesday, 08 September 2020 17:41

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar këtë të martë në emisionin e Abc-ja me gazetarin Enkel Demi. Bushati foli për datën e zgjedhjeve dhe zhvillimet në PS por nuk la pa thumbuar edhe Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës së zhvilluar në studio, gazetari Enkel Demi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me Bushatin tha se Partia Socialiste është një parti Komuniste, dhe se ka në përbërje të saj komunistë të vjetër, gjë e cila shkaktoi debat me deputetin Bushati.

Edhe pse Bushati u përpoq të arsyetonte, me shembujt e sjellë nga shtete të tjera si Gjermania dhe Amerika, që Partia Socialiste nuk ishte komuniste, gazetari Demi u shpreh se fakti që PS është një parti komuniste duket nga deklarata e kryeministrit Rama në parlament, kur tha se babai i tij ishte në anën e duhur të historisë .

Debati Demi-Bushati:

Kel Demi: Për hir të ambicies së një njeriu apo të një force politike, ndërhyhet drejtpërdrejtë në demokraci, këtë ambicie kishte dhe shoku Enver. Prandaj i anuloi zgjedhjet pluraliste dhe i bëri një palë, dhe i futi në burg deputetët e opozitës.Te partia juaj shkon sepse PS është ish-komunist, këtë duhet ta pranoni. Nuk keni bërë akoma një gjyq të shokut Enver. Kryetari juaj është thotë që prindërit tanë kanë qenë në anën e duhur të historisë, dhe kjo tregon se jeni komunistë.

Ervin Bushati: Çfarë do thuash me qeverinë amerikane që ka lidhje me skllavërinë? Nuk shkojnë fare këto tema dhe këtë e gjykojnë qytetarët. Unë nuk jam komunist. Jemi numri i madh, ne ishim mirë me atë që ishte me të njëjtin kod dhe Kushtetutë në 2017, nëse të tjerët ndihen pa shance për të fituar, për këtë më vjen keq.

Kel Demi: Partia Socialiste është ish-komuniste dhe këtë unë do të vazhdoj ta them. Që nga viti 1990 deri në vitin 2050 dhe derisa të jem gjallë, do them që ju jeni ish-komunista. Fakti që jeni ish-komunist është deklarata më e fundit e kryetarit të partisë tuaj që tha se babai im ka qenë në anën e duhur të historisë, që tregon se kemi trashëgimi komuniste. Kur evokohet diktatura, unë do dale ta them këtë gjë. Keni Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi dhe thoni nuk jemi ish-komunist. Ju glorifikuat në këto 8 vite personazhe të diktaturës, metodologjinë e keni ish-komuniste dhe kaq!/AbcNews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...