“Rama asnjë testim për mësuesit në prag të nisjes së shkollës”, Bardh Spahia zbulon rastin e nëndrejtoreshës së infektuar me Covid 19 që…

E mërkurë, 09 September 2020 11:54

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook kritikon sërish qeverinë Rama për menaxhimin e pandemisë së Covid 19 në prag të hapjes së shkollave.

Sipas tij, asnjë mësues që do presë nesër nxënësit nuk është testuar. Ai nxori edhe rastin e një nëndrejtoreshe në Vaun e Dejës që ka rezultuar pozitieve dhe ka marrë pjesë bashkë me kolegë të tjerë mësues në një eskursion.

STATUSI I PLOTË
ERTV propaganda dhe “gazetari” Edi Rama na thonë se gjithcka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor, edhe pse minimumi, nuk është testuar asnjë arsimtar!!!

Denoncimet që vijnë nga shkolla Lac-Vau i Dejës, thonë se nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me Covid dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të oganizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle. Të gjithë paraqiten në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje edhe pa masa mbrojtëse!!! Dhe pas pak ditësh do presin nxënësit për fillimin e shkollës!
Kjo është një kronikë që nuk del në ERTV natyrisht, por tregon nivelin skandaloz të të zgjedhurve të Edi Ramës si në krye të shkollave, ashtu edhe në drejtoritë arsimore! Kjo është GATISHMERIA të cilën e propagandojnë cdo ditë! Papërgjegjshmëri që rrezikon shëndetin e fëmijëve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...