Vasili:Pacientëve me COVID-19 po i kushton shtrenjt trajtimi në banesë, qeveria t’ia ofrojë gratis barnat dhe shërbimet

E mërkurë, 09 September 2020 12:38

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar nga qeveria që tëngrihet Qendra Kombëtare e Koordinimit të Pacientëve me COVID-19 që trajtohen në banesa.

Sipas Vasilit, vetëm 10% e të infektuarve në Shqipëri trajtohen në spitale, kurse shumica dërrmuese është në banesa, dhe kanë shpenzime të tepërta.

 

Ai kërkon nga qeveria që mos qëndroje arrogante dhe neglizhente, por që të japë gratis barnat mjekësore të nevojshme dhe shërbimet, deri në ditën ku pacientët të negativizohen.

 

Vasili paralajmëron që kjo të bëhet sot pasi nesër do të jetë shumë vonë.

 

DEKLARATA NGA PETRIT VASILI

 

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Kemi hyrë në periudhën e vjeshtës e më tej vjeshtë-dimri ku situata shëndetësore e vendit parashikohet dhe në mënyrë të pashmangshme do të jetë më e vështirë dhe më e komplikuar sesa çdo vit tjetër për arsye të bashkëjetesës me pandeminë e Covid 19-ës, e cila qartësisht është jashtë kontrollit të autoriteteve shëndetësore dhe të qeverisë, e për pasojë shqiptarët do të përballen me një situatë të vështirë, e cila po nuk u organizua sot në themelin e saj, do t’i vërë ata përpara vështirësive të mëdha.
Në mënyrë të veçantë, po përsëris, gjendja e pandemisë dhe trajtimi i saj kërkon një ndryshim rrënjësor dhe kryesorja mbi të gjitha është trajtimi i qindra e qindra të sëmurëve me Covid 19 në banesë.
Vetëm javën e fundit po të kalkulojmë kemi mbi 1 mijë raste të reja ku vetëm një pjesë e tyre, më pak sesa 10% janë trajtuar në spitale e ku qindra e qindra prej tyre trajtohen ne banesë. Ky trajtim në shumicën dërrmuese të rasteve, është një trajtim, i cili po u kushton shqiptarëve të varfër në kushtet e krizës, në kushtet e papunësisë, në kushtet e mbylljes së pafundme të bizneseve, të një pamundësie ekonomike ekstreme, prapë iu kushton qindra miliona lekë deri në 1 milion lekë të vjetra, të cilat kuptohet qartësisht që janë një rrënim për buxhetet familjare, por njëkohësisht një rrënim, i cili nuk prodhon trajtimin mjekësor të duhur, e ku për pasojë rastet e rënda vijojnë, e aq më keq rastet e lëna pas dore vazhdojnë të shfaqen, e ku rastet e rënduara për shkak të mos trajtimit të duhur shëndetësor shkojnë në fazën e fundit në spital ku shpesh herë fundi, është një fund fatal dhe ai që nuk do të donim asnjë prej nesh.
Natyrshëm nuk mund të vonojë më dhe nuk mund të vazhdojë më qeveria që me arrogancën që e ka karakterizuar deri më tani, me paaftësinë profesionale dhe shkencore, të vazhdojë në këtë situatë dhe të mos lëvizë gishtin, të mos prononcohet, të mos hedhë asnjë hap për të krijuar Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Pacientëve me Covid që trajtohen në banesë. Të gjithë këta pacientë, shteti ka përgjegjësinë që t’i trajtojë gratis për të gjitha barnat e tyre dhe për të gjitha shërbimet e tyre deri në ditën që ata negativizohen, pra që nuk janë më bartës të COVID. Ky hap është një hap i domosdoshëm, jetik, i pashmangshëm për shëndetin e njerëzve, i cili nuk mund të jetë në duart e vetë qytetarëve, por duhet të jetë në duart e personelit mjekësor, i cili i mbështet, i ndihmon me ndihmë profesionale, i ndihmon dhe qeveria i siguron të gjitha instrumentet, barna dhe shërbime që nuk janë më në ngarkesë të qytetarit që i ka të pamundur t’i përballojë. Kjo siguron një qasje komplet të re, por njëkohësisht u del përpara risqeve të mëdha dhe kryqëzimit të situatës jashtë kontrollit të COVID, me situatën e gripeve stinore, të rëndimit të natyrshëm të shumë sëmundjeve kronike, kardiovaskulare, respiratorë, alergjike, të cilat do ta vinin përfundimisht sistemin shëndetësor në një kolaps të vërtetë dhe ku të jeni të bindur që spitalet nuk do mundeshin kurrën e kurrës të përballonin flukse kaq të mëdha.
Raportohen rreth 170 raste në dy spitalet që është një numër i madh në dukje për to, por është një numër shumë i vogël në raport me mijëra rastet dhe në qoftë se nuk ristrukturohet në bazë të qendrës kombëtare dhe riaktivizimit kapilar të të gjithë kujdesit shëndetësor, parësor, ambulator në funksion të situatës, patjetër situata do të dalë nga kontrolli përfundimisht dhe nga ku spitalet do të jenë krejtësisht të pafuqishme, personeli mjekësor do të ezaurohet e shterojë në fuqitë e veta dhe në fund të fundit faturën do ta paguajnë qytetarët me shëndetin e tyre, nuk është koha më për lojëra, nuk është koha më për demagogji, nuk është koha më për propagandë, është koha për veprime profesionale, gjithçka që u kërkojmë ua kërkojmë në emër të profesionit, të ndjeshmërisë më të lartë, shoqërore, qytetare dhe publike dhe në emër të shëndetit të njerëzve, por dhe të ekonomisë së vendit dhe qoftë njëra apo qoftë tjetra pa marrjen e masave në kohë shkojnë drejt një rrënimi të pashmangshëm, ua them sërish qeverisë këto veprime nuk presin, duhet të ishin bërë që dje, por ti bëjnë sot, të marrin të gjithë ekspertizën që i duhet, jemi të gatshëm që të gjithë këto këshilla që kemi tua themi sërish, të ndërmarrim veprime dhe i gjithë sistemi shëndetësor të jetë në këmbë sepse kështu edhe pacientët do të trajtohen më mirë dhe do të shpëtojnë nga fataliteti i ecjes negative të rasteve me Covid, por dhe ekonomia shumë, shumë e dobët, e brishtë e kësaj krize të tmerrshme ekonomiko-shëndetësore që po kalon vendi, pra ekonomia familjare nuk do të përfundojë në atë rrënim pa kthim le të mos harrojnë qeveritarët që çdo lek i kërkuar nga familjet shqiptare, janë lek që kërkohen borxh në miq dhe në shok falë solidaritetit, po janë borxhe që familjet shqiptare nuk i lajnë dot sepse nuk mund ti lajë dot me papunësinë e saj, pra sot kjo është një thirrje e madhe për përgjegjshmëri tërësisht të re, në rast se nuk e dinë, ashtu siç kanë demonstruar që nuk dinë, të pyesin, por të mos marrin më fatura kaq të rënda, kaq të pashmangshme që çdo hezitim i tyre dhe çdo arrogancë e tyre do ti bëjë të përgjigjen shumë më rëndë nesër, pasi është në lojë mbi të gjitha shëndeti i njerëzve dhe mijëra familjeve që ndërkohë që unë komunikoj me ju janë duke u përplasur me të afërmit e tyre të cilët ndodhen në banesat e tyre, të pa mbështetur, të pa ndihmuar, pa marrë përsipër detyrimet financiare shtetërore shteti, pra në një qorrsokak të vërtete që nuk dinë ku shkojnë vetëm dhe vetëm që kanë një shtet që nuk do të zgjidhë probleme, por do të bëjë propagandë. Koha është sot, jo nesër për të vepruar. Faleminderit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...