Nis eksperimenti në Fier:'30 votues për kokë', skema e Ramës për të vjedhur zgjedhjet

Premte, 11 September 2020 13:02

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Fieri, eksperimentin e rrëmbimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ky formular u është shpërndarë drejtuesve të institucioneve shtetërore me detyrimin që ata kanë ndaj qeverisë dhe Rilindjes në këtë moment.

Luan Baçi, kryetari i PD në Fier, ka treguar se cila është skema që po zbatohet tani nga kryebashkiaku Armando Subashi, krahu i fortë i Ramës.

“Kryetari i bashkisë, Subashi, abuzues dhe hajdut i pakrahasueshëm, - zbulon Baçi në mesazhin e tij në Fb, - mblodhi urgjent drejtuesit e bashkisë, punonjësit e administratës deri dhe punonjësit e pastrim gjelbërimit dhe me tone të larta u kërkoi që të fillojnë nga puna për të mbledhur vota.

Kanë përgatitur një formular të gatshëm dhe standart dhe u dhanë urdhër që çdo drejtues i drejtorive të bashkisë duhet të gjejë 30 votues me numër telefoni dhe karte identiteti, ta regjistrojë dhe të dorëzojë formularin te Subashi.

Çdo punonjës i administratës të gjejë 20 votues me numër telefoni dhe me kartë identiteti.

Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak të emëruar në 30 qershor, që nuk janë pak po 51 kokë, duhet të gjej 30 votues të identifikuar.

Çdo drejtor institucioni dhe punonjësit e administratës duhet të mbushin formularët me nga 30 votues.

Drejtori i tatimorëve është më i avancuari në këtë drejtim, urdhri i tij është:

Duhet që të regjistrojnë bizneset, të fillojnë nga kontrollet dhe gjobat, presionet dhe shantazhet duke u caktuar numrin e votave që do të sigurojnë për Ramën dhe zonat që ata do të mbulojnë.

Drejtori Arjan Fasko i elektrikut duke pasur parasysh numrin e lartë të punonjësve, specialistëve dhe faturistëve, të gjithë të pajisur me kartën e anëtarësimit të Rilindjes, ca me të mirë dhe ca me pahir, por edhe se ka numrin më të lartë të tenderave dhe lekëve të vjedhura, si gjithmonë më aktivi dhe më arrogancë, urdhrin e ka dhënë të prerë dhe për afat më të shkurtër nga të tjerët. Në alarm të plotë janë gjithë drejtorët e tjerë.

Drejtuesit i kanë garantuar se janë të mbrojtur nga denoncimet e mundshme, pasi Policia është në mbrojtje dhe në mbështetje të tyre," nënvizon Baçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...