SHBA, Kosova dhe Serbia propozohen për çmimin Nobel

Premte, 11 September 2020 16:13

 

Marrëveshja për stabilizimin ekonomik mund t’iu sjellë një vlerësim prestigjioz ndërkombëtar Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Deputeti i parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka emëruar këto shtete për çmimin Nobel për Paqen, për vitin 2021, duke i vlerësuar për akordin e arritur me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ligjvënësi liston dhe arsyet e tij për nominimin e Kosovës, Serbisë dhe SHBA-së, në një letër dorëzuar Akademisë së Shkencave të Norvegjisë që ndaj çmimet Nobel.

“Dua të propozoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, sepse përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”
Magnus Jacobsson, deputet i parlamentit të Suedisë

Ai gjithashtu thekson se nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, atëherë tregtia dhe marrëdhëniet e hapura do të çojnë në një akord të ndërsjellë për paqe, në të cilin Serbia do ta njohë Kosovës si shtet duke i dhënë fund këtij konflikti të gjatë.

Ndërkohë, ky propozim rivalizon në një mënyrë nominimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për çmimin Nobel për Paqen, që u bë nga një anëtar i parlamentit të Norvegjisë. Vlerësimi për kreun e Shtëpisë së Bardhë erdhi për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...