Deklaratat e Shahinit dhe Lleshajt për largim nga Qeveria, Artan Fuga: Si “vetëvrasje” simbolike si e shokut Mehmet. Aman, pse na hapni barkun!

Premte, 11 September 2020 16:22

 

Pak ditë më parë, ishte ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila deklaroi se do të largohej nga Shqipëria me mbarimin e mandatit qeverisës. Sot gjithashtu, sinjale të qarta dha edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nga Vlora, kur deklaroi se “është e sigurt se s’do të jem më ministër”.
Por këto deklarata, që vijnë në një kohë që fushata zgjedhore ka ndezur motorët në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të dekretuara nga Presidenti Meta, për t’u mbajtur në 25 prill 2021, për akademikun Artan Fuga janë një komedi.

Madje në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkon më tej duke i krahasuar me një “vetëvrasjesh” simbolike si e shokut Mehmet’.

“Si lloj “vetëvrasjesh” simbolike si e shokut Mehmet, ego e paparë, imagjinoj t’i kenë thënë shefit të tyre: Mirë na hiq, por na lër që këtyre budallenjve t’ua hedhim hirin turinjve, e të bëjmë sikur ikëm vetë!”

“Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!

Ikni o në heshtje, prisni deklarimin, është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze. Miqësisht e them!”, shkruan Fuga.

 

POSTIMI I PLOTE

Cfarë komedie!

Me ministra e ministresha që vetëdeklarohen se do ikin me argumenta metafizike, familja, siguria, eterniteti, e më the e të thashë!

Si lloj “vetëvrasjesh” simbolike si e shokut Mehmet, ego e paparë, imagjinoj t’i kenë thënë shefit të tyre: Mirë na hiq, por na lër që këtyre budallenjve t’ua hedhim hirin turinjve, e të bëjmë sikur ikëm vetë!

Ne nuk jemi Turi!

Cfarë sadomazokizmi, jo vetëm që jeni të pushuar, por edhe të vetdklaroni paraprakisht vetëpushimin!

Cfarë qejfi me veten!

Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!

Ikni o në heshtje, prisni deklarimin, është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze. Miqësisht e them!

Cfare keni? Një qytetar vjen, punon, ikën! Pse eksitoheni? Shkoni në punët tuaja! Ju kemi rixha!

Kaq mo, nuk jeni as Beqiri, as Kadriu, as Mari Kyria!

Si nuk u mërzitët xhanëm!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...