Urdhër nga PS çdo punonjësi të administratës shtetërore: Siguroni nga 50 vota sejcili!

Saturday, 12 September 2020 11:02

 

Partia Demokratike publikoi dje një model formulari partiak që strukturat e PS u kanë dorëzuar drejtorëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në këtë dokument partiak u kërkohet zyrtarëve të administratës që të sigurojë emrat, numrin personal të identiteti dhe numrin e telefonit të 20 deri 50 personave, të cilët duhet të votojnë për Partinë Socialiste. Sipas përfaqësuesve të PD-së, dokumenti është shpërndarë këto ditë në Fier, Durrës dhe qytete të tjera. Në bazë të këtij dokumenti një drejtor i emëruar në punë shteti nga PS-ja ka për detyrë që në listë të shkruaj jo më pak se 50 emra, të cilët do votojnë për PS. Një anëtar i Këshillit Bashkiak duhet që të ketë 30 emra të sigurt që do të votojnë për PS. Lista vazhdon deri me nëpunës të thjeshtë të administratës që duhet të sigurojnë deri në 20 emra për mandatin e tretë të Edi Ramës. Pra, çdo drejtues i PS dhe anëtarë i strukturave që punon në një institucion këto ditë ka marrë formularin dhe duhet t’a plotësojë me emra të administratës. Ata që nuk pranojnë të japin emrin dhe votën për PS-në automatikisht do të largohen nga puna në rastin më të parë.

Formularë të tillë janë miratuar nga Kryesia e PS dhe si rregull përdoreshin për qytetarët, por jo për administratën shtetërore që është e depolitizuar. Zëvendëskryeministri Erion Braçe, në një reagim publik mohoi që formularët shpërndahen në zyrat e shtetit, por pranoi se nëse zyrtarë të PS e kanë bërë këtë gjë duhen ndëshkuar sipas ligjit. Braçe shtoi se është opozita ajo që po bën presion sipas tij kriminal ndaj nëpunësve të shtetit. Në fakt reagimi i zëvendëskryeministrit nuk jep asnjë garanci se shpërndarja e formularëve nuk ka ndodhur. Dokumentet janë bërë publike në rrjetet sociale dhe realisht skema të tilla janë përdorur edhe në zgjedhjet e kaluara nga PS. Këtë herë ndryshimi më i madh është se presioni për marrjen e votave ka nisur në masë të madhe në administratën publike. Bashkitë kontrollohen të gjitha nga PS dhe pushteti qendror po ashtu. Gjykatat në shumë qytete janë thuajse jashtë funksionit dhe denoncimet institucionale për këtë akt nuk kanë vlerë.

 

Dokumenti i publikuar dje ligjërisht dhe moralisht është një krim elektoral i partisë që pretendon se përfaqëson modelin më të mirë të vendit. Formulari i miratuar nga kupola e PS dhe Edi Rama dhe përdorimi i tij në administratë është dokumenti më anti-ligjor që ka prodhuar një parti politike në vend. Socialistët që bredhin këto ditë nëpër zyrat e administratës me formularin në xhep duke u bërë presion punonjësve të shtetit për vota janë duke kryer shkelje ligjore dhe dhunim të dinjitetit të punonjësve të shtetit. Marrja e deklaratës për votën ndaj PS-së nuk po bëhet në shkallën e pallatit apo të lokali i lagjes, por në zyrat e shtetit. Ligjërisht administrata e ka të ndaluar aktivitetin politik dhe aq më pak mbledhjen e të dhënave me detyrim për vota. Ky nuk është deklarim vullnetar i të dhënave dhe votës, që gjithsesi është e ndalur me ligj, por presion ndaj administratës për vendin e punës. Në administratë nuk ka vetëm militantë që kanë ftuar punën nga lidhjet me rilindjen apo anëtar me teserë të PS. Në strukturat e shtetit janë mijëra njerëz që vendin e punës e kanë fituar atë vend falë meritës personale që nuk mund të trajtohen në mënyrë kriminale nga komisarët politikë të rilindjes. Kërcënimi që ose duhet të japë emrin dhe deklaratën se voton për PS-në ose do të largohet nga puna është një shantazh i ndyrë që nuk mund të lejohet si diçka normale nga shoqëria. Formulari i Rilindas nuk është shantazh vetëm ndaj atij që punon në shtet, por ndaj gjithë familjarëve dhe ky model nuk ka lidhje me demokracinë, por komunizmin. Pas publikimit të këtij formulari, institucionet ndërkombëtare dhe ambasadat perëndimore në Tiranë, të cilat realisht kanë dhënë qindra milionë euro për depolizitimin e administratës, duhet të ishin ngritur në këmbë. Ky formular është një shuplakë ndaj ambasadorëve dhe çdo shoqate që flet për të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e një shteti modern. Kur vota merret me kërcënim për bukën e gojës dhe vendin e punës nuk ka më as dinjitet njerëzor dhe as shtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...