Ish-deputeti i PD, Luan Baci ka reaguar ashpër kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj naftëtarëve që protestonin.
Baci e ka cilësuar diçka të tillë si të papranueshme, në një kohë që shton se rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të kryeministrit.
Demokrati i ka bërë thirrje naftëtarëve që të protestojnë përpara bashkisë, prefekturës, ministrisë së Energjitikës dhe kryeministrisë.
Postimi i Bacit:
Dhuna policore ndaj naftëtarëve të mashtruar disa herë nga qeveria në ikje e Edi Ramës dhe deputetët e tij të Fierit është e papranueshme. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre. Kerkojnë shpërblimin që u takon për djersën e tyre.
Naftëtarët janë të nëpërkëmbëur, janë të vjedhur ndër vite nga klienetët e pushtetit dhe dhuna policore kundër hallexhinjve që nuk kanë bukë në shtëpi, është dyfish kriminale.
Rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të kryeministrit në ikje. Ata nuk e zgjidhin dot hallin e naftëtarëve, sepse kanë marrë pjesën e tyre gjigande në kurriz të naftëtarëve dhe pasurisë kombëtare.
I ftoj naftëtarët të protestojnë para bashkisë, para prefekturës, para ministrisë së Energjitikës, para kryeministrisë, sepse është ky pushtet që e ka rrjepur vit pas viti rafinerinë.
Për naftëtarët dhe çdo qytetar ndaj të cilit bëhet padrejtësi, zgjidhja është një dhe e vetme:
Largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute në pushtet.