Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca është takuar sot me kreun e Shtetit, Ilir Meta.
Mësohet se takimi mes të dyve u zhvillua në ambientet e Presidencës, ndërsa nuk dihet me saktësi se për çfarë po diskutojnë.
Burime nga zyra e shtypit pranë delegacionit të BE-së në Tiranë, bëjnë me dije se Ambasadori dhe Presidenti diskutuan per situaten aktuale politike dhe prioritetet e procesit te integrimit ne BE.
Kujtojmë që takimi vjen pak ditë pasi Presidenti i vendit dekretoi 25 prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.