Ish-kryeministri Sali Berisha, që ngriti në SYRI TV alarmin se shkollat po hapen pa u plotësuar kushtet, reagoi pas pamjeve kaotike në shkolla në fillim të vitit të ri shkollor.
MESAZHI I BERISHES
Fillim kaotik dhe përhapës i Covid-19 i vitit të ri shkollor!
Sot shkollat në tërësi u hapën pa garantuar asnjë kusht të domosdoshëm për mbrojtjen e nxënësve nga Covid-19. Kjo do sjellë krijimin e qindra bombave biologjike në shkollat tona, shumë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve të tyre dhe mbarë shoqerisë.
Sot Edvin Xhahili, që urdhëroi hapjen e shkollave pa plotësuar asnjë kusht paraprak, ka postuar një foto në FB e tij, e cila kontraston si nata me ditën me realitetin tejet kaotik që shoqëroi sot hapjen e shkollave.
Ish-deputetja Albana Vokshi ka postuar fotot tronditëse të mëngjesit të sotëm në shkollën ‘Gustav Mayer’, por dhe foton fasadë të Edvin Xhahilit si dëshmi e paturpësisë, pashpirtësisë të tij prej xhahili.