Në nisje të vitit të ri shkollor, presidenti Meta ka reaguar me një video trishtuese, duke ja kushtuar të gjithë nxënësve që sot humbën ditën e parë të shkollës, për shkak të varfërisë ekstreme.
Në positmin e tij në Facebook, presidenti Meta ka publikuar një intervistë të një vajze të vogël me emrin Denisa, e cila sipas tij meriton të shkojë në shkollë, të mësojë dhe t'i realizojë ëndrrat shumëngjyrshe.
Presidenti i ka bërë thirrje shkollave të hapin dyert për të gjithë fëmijët e familjeve në varfëri ekstreme duke ju garantuar plotësisht të drejtën për arsim dhe gjithçka tjetër të nevojshme përgjatë vitit shkollor!
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Denisa meriton të shkojë në shkollë, të mësojë dhe t'i realizojë ëndrrat shumëngjyrshe!
Lotët në sytë e saj dhe të gjithë bashkëmoshatarëve që sot humbën ditën e parë të shkollës për shkak të varfërisë ekstreme nuk mund të mos na prekin të gjithëve.
Lotët në sytë e tyre janë një barrë e madhe në ndërgjegjen e shtetit që nuk mund t'i braktisë njerëzit në nevojë!
Shkollat të hapin dyert për të gjithë fëmijët e familjeve në varfëri ekstreme duke ju garantuar plotësisht të drejtën për arsim dhe gjithçka tjetër të nevojshme përgjatë vitit shkollor!
Lufta kundër varfërisë është një luftë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari!
Lufta kundër varfërisë nuk zgjidhet as me propagandë, as me lëmoshë dhe as me një thes miell në prag të zgjedhjeve.
Duke i kërkuar ndjesë Denisës, i premtoj se do ta rifillojë shkollën me çdo kusht! ????????