Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi një moment të mbledhjes së Këshillit Politik.
Në mënyrë paradoksale, edhe pse ndryshimet kushtetuese janë bërë nga PS, përfaqësuesi i saj, Damian Gjiknuri tha se draftin ligjor duhet ta sjellë opozita. Vetë Gjiknuri shkoi në mbledhje pa një draft.
“Për ndryshimet kushtetuese që kanë bërë ata, thonë na sillni draftin ligjor. Nuk i kemi bërë ne propozimet në Kushtetutë,” tha Kryemadhi.
“Në Kodin Zgjedhor duhet të përfshihet edhe letra e ambasadores amerikane për kandidatët problematikë. Të vendoset një pikë në Kodin Zgjedhor. Problemet me listat nuk i kemi pasur ne, i ka Edi Rama,” tha ajo.
Megjithatë, Kryemadhi insistoi që të flitet më shumë për problemin e ditës, nisjen e shkollave në mesin e pandemisë, pa u përgatitur.