Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dalë me një mesazh. Në rrjetet sociale, ajo shkruan se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset vetëqeverisjes demokratike.
“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.
Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan diplomatja amerikane.