Trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe do të ketë një vizitë pasditen e sotme në selinë e PD. Sot në oren 15:00 ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman do të zhvillojnë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.