Heqja e koalicioneve parazgjedhore? Alibeaj: Hyjmë në zgjedhje dhe do fitojmë. Rama ka shpresë vetëm po hoqi nga Kushtetuta ’25 prillin’

Tuesday, 15 September 2020 15:57


Ish- deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në rubrikën ‘’Opionion’’ në News24 ka folur për zhvillimet politike lidhur me ngërçin e ri në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese.
Opozita kundërshton implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politik, që lidhen me heqjen e koalicioneve si dhe kërkon që Listat e Hapura të hapen 100%..
Alibeaj ka theksuar se me apo pa ndryshime kushtetuese, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato. Sipas tij, Rama është i pashpresë dhe nuk e ndal dot humbjen me të gjitha akrobacitë ligjore që ai bën.
Më tej ai ka ironizuar duke theksuar se Rama ka shpresë të mos humbë më 25 prill vetëm po të heqë nga Kushtetuta zgjedhjet në këtë datë, gjë që është e pamundur.
”Besoj që është më e rëndësishme sinjalet që jepen para paqtimit politik. E arritëm në 5 qershor. Duke respektuar marrëveshjen e 14 janarit. Synimi ishte që në përfundim t’i shtërngonim dorën njëri- tjetrit. Duke injektuar në publikun shqiptar paqen politike para betejave elektorate.

Ndryshimet kushtetuese ishin tradhëti. Tregoi qartazi se Rama nuk do paqe politike para zgjedhjeve. Është i tmerruar para duke parë dhe numrat, kuotat e tij elektorale. Është politikisht i vdekur

Qëndrimi ishte i qartë. Koalicionet parazgjedhore janë prej 17 vitesh

Rama siç duket është bërë pishman për lëvizjet e veta. Sondazhet e kanë bërë, dhe ai i rikthehet tek listat e mbyllura.

Ne duam të rruajmë koalicionet. Është në nenin 96 të Kushtetutës. S’ka nevojë as të heqësh, as ta shtosh për koalicionet parazgjedhore me listë të veçantë. Këshilli Politik s’ka nevojë të sjellë propozime, madje pala tjetër s’duhet të ndërhyjë për qoftë dhe një presje në tekstin e Kodit Zgjedhor.

Propozimi i Ramës është që 1/3 e listës të jetë e mbyllur, ka gjetur alibi kuotën gjinore. Modeli i listave të hapura është 100%. Gjenden mekanizma. Por edhe nëse jo, gjendet zgjidhja. Atëhere thirret OSBE/ODIHR që kryesohet këtë vit nga vetë Rama. Të vijë një ekspert me njohje ndërkombëtare, pra të pyesim Ramën. Nuk e pranuan. Kjo është situata, qëndrimet tona. E kemi detyrim moral politik por edhe ndaj publikut.

Di të them cili do jetë qëndrimi ynë. Deri në fund këtij qëndrimi. Qëndrimet politike bazohen në perceptime që ke mbi mbështetjen elektorale. As e fsheh që në këtë situatë, kuotat elektorale të PD dhe Opozitës tregojnë se janë në shumicë dërrmuese. Edhe 4 vite më parë, ky që pretendon se do të jetë mazhorancë ka pasur 48% të votave. Ishte problemi ynë, PD, LSI, konjuktura politike që s’ishim mazhorancë. Vjet hyri vetëm në zgjedhje. Përdori gjithçka vetëm për të treguar se kishte ruajtur kuotat elektorale.

Në çfarëdolloj triku ligjor që mund të bëjë Rama, kësaj radhe është i pashpresë. Sondazhet i dalin keq e më keq. Nuk e shpëton asgjë nga akrobacirat juridike.

Po t’i rikthehemi të shkuarës së afërt, me depolitizimin, në ato debate në ambasadën amerikane, opozita ishte për depolitizi. Madje dhamë dhe formulën. Kushti ynë ishte i thjeshtë, komisionerët mos vinin nga administrata shtetërore që paguhen nga Rama, por nga privati. Rama ishte ai që në këtë moment iu rikthye kësaj situate. Kishte plan që në komisione të vendoste njerëz nga administrata publike, ata njerëz që kanë filluar të shpërndajnë ato formularët. Nesër, pasnesër ose do i dhunojnë, ose do i paguajnë, ose do i çojnë të fortët para shtëpisë.
Ne do hyjmë në zgjedhje dhe do fitojmë zgjedhjet. Do e rrëzojnë këtë regjim. Është aritmetikë elektorale. Gjithë të papunët, gjithë biznesi i gjobitur, gjithë ata që shohin se ky vend i është dhënë krimit, që shkaktar shohin Ramën. Kështu do të ndodhë, s’ka rrugëzgjidhje tjetër. Le të bëjë çfarë të dojë.

Shpresa e Ramës, vetëm po hoqi nga Kushtetuta zgjedhjet e 25 prillit, por kjo s’mund të ndodhë.”- tha Alibeaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...