Rama drejt përplasjes edhe me ndërkombëtarët,i ka mbetur vetem presidenti turk dhe serb.

E mërkurë, 16 September 2020 08:07

 

-Të huajt ia kanë hequr mbështetjen politike kryeministrit Rama, të cilit i ka mbetur si mik vetëm presidenti turk dhe presidenti serb.

Me këto kompetenca që merr mazhoranca, Shqipëria kthehet në një republikë kryeministrore, ku një njeri kontrollon qeveri, Parlament, gjykata, prokurori, procesin e zgjedhjeve dhe deri kompetencat presidenciale. Një ndërhyrje të tillë kaq brutale ndaj ligjeve dhe parimeve të shtetit ndodhë vetëm në republika me tipare diktatoriale dhe jo në demokraci. Të gjitha këto atentate ndaj ligjeve dhe themeleve të shtetit është e qartë se po kryhen pa konsensus politik me opozitën reale, por vetëm me disa deputetë që punojnë njëlloj si “vrasësit me pagesë” kundër Kushtetutës. Ajo që është më flagrante është se ky kthim i shtetit në një republikë autoritariste po kryhet para syve të ndërkombëtarëve dhe pa i pyetur as formalisht. Dëshmia më e qartë për këtë janë mbledhjet e fundit të Këshillit Politik, një institucion që u ngrit nga BE dhe SHBA për të rikthyer normalitetin politik në vend. Qeveria kërkon që të ndalohet në Kodin Zgjedhor krijimi i koalicioneve partiake dhe listat e kandidatëve të hapen vetëm 30 %. Kërkesa është absurde dhe nuk e ka asnjë shtet tjetër në rajon. Vendimi për koalicionet është një e drejtë që u takon krerëve të partive dhe elektoratit të tyre. Qeveria nuk mund të vendos mbi kriteret sesi e ndërtojnë bashkëpunimin dy parti politike apo një grup individësh. Kjo është një çështje që më shumë se me Kodin Zgjedhor ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe qeveria nuk mund të ndryshojë ligjet sipas halleve të momentit. Pjesa e hapjes së listave të kandidatëve vetëm në masën 30% është një histori që e ka kthyer në tallava gjithë reformën zgjedhor. 30% është fyerje, sepse të parët në listë do bëjnë llogje në fushatë, ndërsa pjesa tjetër në listë do luftojë për mbijetesë në politikë. Praktikisht këtë Kod Elektoral e kishim edhe në zgjedhjet e kaluara, ndaj me 30 % Edi Rama nuk ka bërë asnjë ndryshim vetëm e ka më të qartë se cilët emra duhet të mbajë në krye të listës. Për të dyja këto çështje opozita ka qëndrimet e saj që janë jo ndalim të koalicioneve dhe hapje të listave 100%, siç është dhe në shumë vende të tjera të BE. Për të zgjidhur sherrin e fundit 7 muaj para zgjedhjeve, opozita ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Konkretisht misionit të OSBE/ODIHR dhe ambasadave të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Këto institucione dhe ambasadorët ishin garantë për arritjen e marrëveshje e 5 qershorit, në të cilën nuk kishte ndryshime kushtetuese dhe as teka të Edi Ramës për 20 % apo 30 % të listave. Kryeministri nuk pyeti për ndërkombëtarët dhe e ndryshoi paktin e 5 qershorit duke prekur Kushtetutën pasi gjoja u “konsultua” me opozitën parlamentare që paguhet me mëditje nga Rilindja. Në këtë situatë të re që është krijuar me vendime të njëanshme dhe atentate ndaj Kushtetutës, ndërkombëtarët nuk janë më vëzhgues dhe as ekspertë të jashtëm. Marrëveshja e 5 qershorit u firmos në tokën e amerikane, në rezidencën e Ambasadës së SHBA dhe praktikisht Edi Rama ka prishur paktin me ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët deri tani janë vetëm në fazën e marrjes së mendimeve, por fakti është se të parët që u ndjenë të tradhtuar nga strategjia e Edi Ramës janë ambasadorët dhe selitë diplomatike në Tiranë. Dje, në takimin e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe me përfaqësuesit e opozitës nuk u fsheh fakti se Edi Rama nuk ka probleme vetëm me opozitën, por ka një problem shumë të madh me ndërkombëtarët. Ka thyer kodin etik dhe moral të respektimit të marrëveshjeve dhe po tenton të dalë nga kontrolli i partnerëve strategjikë. Është një çështje që nuk mund të fshihet gjatë me lobime dhe dërgesa monetare në kompanitë e pastrimi të imazhit. Përplasja nuk mund të shmanget dhe për shumë kohë. Të njëjtë ndërkombëtarë që e kanë mbështetur do të detyrohen ta godasin hapur publikisht. Reagimi do të varet nga sjella që PS dhe qeveria do të bëjnë tani para zgjedhjeve dhe marrëzia e ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera.
Ndërkombëtarët tashmë ia kanë hequr mbështetjen politike kryeministrit Rama, të cilit i ka mbetur si mik vetëm presidenti turk dhe presidenti serb.

Modifikuar më E mërkurë, 16 September 2020 08:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...