Tritan Shehu/Me ne fund e sollet nje pajisje per Plasma Aferesis, OK!

E mërkurë, 16 September 2020 16:40

Tritan Shehu
Me ne fund e sollet nje pajisje per Plasma Aferesis, OK!
Na shkoi “goja mbrapa qafes" duke jua kerkuar, dhe ju ironizonit!
Eshte kjo nje pajisje e insistuar nga ne prej kohesh, e rendesishme jo vetem per plazmen hiperimune Covid, por dhe per shume procese te tjera ne Qendren e Gjakut, qe duhej te ishte instaluar aty prej kohesh; ne fakt duhet me shume se nje e tille.
Megjithate me mire vone se kurre, qofte dhe per te degjuar keshillat e mendimet ndryshe!
Tashti meqe jemi te ajo plazem, e cila ka nje sere indikimesh pozitive ne mjekimin e nje pjese te te semureve Covid, vazhdoni me tej sic edhe perseri jua kemi thene:
--Permiresoni kapacitetet laboratorike ne dy drejtime, per titrimin sasior te antigeneve IgG saktesisht dhe per te shkuar drejt percaktimit te IgG neutralizuese, shume te rendesishme keto te dyja ne ate lloj mjekimi.
Keto metoda se paku ne laboratorin tone qendror duhet te realizohen, pa u justifikuar me disa vende per te dytat.
Dikush nga ju mund te thote me negativizem se kjo eshte "shkence", sic u shpreh per testimin masiv ne shkolla qe jua kerkuam-une do tju pergjigjesha ky eshte eshte zhvillimi.
Zhvillimi e permiresimi i metodave mjekuese, konkluzioneve strategjike e programative, masave afat shkurter deri afat gjate, behet nepermjet shkences e jo empirizmit apo PPP me te cilat ju e keni goditur rende kerkimin e progresin, qofte edhe per te perballuar rreziqe sic eshte kjo epidemi Covid.
E kunderta quhet talebanizem, gje qe ju e implementuat edhe per laboratoret per muaj te tere duke goditur rende zhvillimin, pra dhe qytetaret.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...