Ish-ministri Genc Pollo, e ka cilësuar kryeministrin Rama si një cirk lëvizës, që njëherë pi çaj duke qeshur me Erdoganin, më pas e shet veten si lider global në Athinë me Mitsotakis.
Pollo shkruan se Rama tani po eksporton propagandën edhe jashtë Shqipërisë, duke ndërtuar arritje imagjinare diplomatike.
Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.
I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.
Varferia, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per perballimin e pandemise jane e verteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet diplomatike te Edi Ramës!