Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ulëz të Burrelit, ku mësohet se dy djemtë e kryetares së Partisë Socialiste në këtë qytet, të cilët punojnë në OSHEE, kanë rrahur dy qytetarë, të cilët ndodhen në spital.
Denoncimi është bërë nga një qytetare, ndërkohë që është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha
DENONCIMI
Banditë të OSHEE masakrojnë qytetarët. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Dy banditë të OSHEE, djemtë e narko-sekretares së PS, rrahin e bëjnë për reanimacion dy qytetarë dhe narkopolicia dhe narkoprokuroria heshtin sepse ata janë çunat e partisë. sb
Përshëndetje zoti Berisha. Si e vetmja mundësi, desha të denoncoj te ju një krim nga bandat e partisë socialkriminale. Dy djemtë e kryetares së PS për njësinë Ulëz- Burrel, të punësuar si militantë të partisë në OSHEE, kanë masakruar të dielën dy qytetarë në Ulez. Hapur në mes të qytetit me qyta pistolete, thika, leva, dy qytetarët kanë përfunduar në reanimacion në spital me mbi 20 qepje në kokë dhe trup, njëri në rrezik për jetën. Policia dhe prokuroria në fillim janë vërsulur, por janë kthyer me bisht në shale me urdhër të partisë së krimit. Ata kriminelë vazhdojnë të mos ia dine dhe janë të lirë. Është bërë e pajetueshme gjendja këtu, ku mesa duket dhuna bëhet për të terrorizuar njerëzit para zgjedhjeve.