Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar disa foto nga takimet, që përfaqësueset e partisë së forcës së saj kanë zhvilluar sot në disa lagje të Tiranës.
Nga ky takim, Kryemadhi i ka ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës që të bashkohen me ekipin e LSI-së, për të sjellë ndryshimin.
Postimi i Kryemadhit:
Qytetarë të Tiranës! Le të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë.
Bashkohuni me ekipin e LSI.
ShqipëriaShtëpiaJuaj