159 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 4 pacientë humbin jetën

Diel, 20 September 2020 16:19

 

Katër persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID-19 dhe kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë kryer 844 testime dhe nga këta 159 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës

 

“Maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve”, apeloi Tomini.

 

Sipas MSH, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

 

“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 71-vjeçar, një 81-vjeçar, një 89-vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, tha ajo.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

 

Rastet e reja jane në këto bashki:
68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,
nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.
52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

 

“Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19”, bëri thirrje Tomini.

 

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)
Testime totale 79730
Raste pozitive 12385
Raste të shëruara 6940
Raste Aktive 5083
Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2501
Durrës 567
Shkodër 372
Lezhë 297
Elbasan 287
Korçë 245
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 116
Dibër 73
Gjirokastër 72

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...