Prof. Dr. Kastriot Islami: PS-ja është kthyer në një “etiketë” e keqpërdorur nga sekti i “Rilindjes”

Hënë, 21 September 2020 12:55

 

Ekskluzive me Prof. Dr. Kastriot Islami, ish-Kryetar i Kuvendit/ Mashtrimi me Këshillin Politik dhe ngurtësimi i listave zgjedhore është antidemokratik, antipopullor dhe antieuropian. Rama nuk e ndalon dot përmbysjen e madhe nga vota qytetare më 25 prill 2021 dhe socialistët do të gjenden në të njëjtën situatë me PASOK-un grek, apo socialistët francezë, që urrehen nga të gjithë qytetarët, me përjashtim të atyre që kanë marrë ndonjë “kockë’.

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish- Kryetar i Kuvendit

Socialistët, që pas dështimit të prillit të ardhshëm me shumë gjasa mund të gjenden në të njëjtën situatë si socialistët grekë, apo ato francezë, me një parti të dobët e pothuajse inekzistente, e të urryer nga të gjithë qytetarët

“Ngurtësimi” i listave zgjedhore, antidemokratik, antipopullor e antieuropian. Përmbysjen e madhe në 25 prill nuk e ndalon dot Rama

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish- kryetari i Parlamentit, ish- ministër i Jashtëm i PS-së, në intervistën ekskluzive për gazetën “Telegraf” pohon se Partia Socialiste nuk ekziston më, Rama e ka keqpërdorur, ndërkohë që ka ndonjë socialist, që e mbrojnë këtë sekt, për të lëpirë ndonjë kockë. Prof. Islami, ekspert i sistemeve zgjedhore, duke analizuar draftin e PS-së për Reformën e re Zgjedhore, thotë se ato janë substancialisht antipopullore, sepse Rama ka ndërmend që në 1/3 listën e PS-së, të vendosë kandidatë të diskretituar të kupolës, trafikantë, injorantë, ndërsa në 2/3 do të vendosë biznesmenë, që të blejë vota. Prof. Islami pohon se mënyra e votimit të votave rezulton shumë e komplikuar, e pakuptueshme nga elektorati, që ata të mos jenë në gjendje të ndryshojnë renditjen e listës së Ramës. Prof. Islami analizon cilat janë shkeljet e rënda të procedurave të Këshillit Politik, duke renditur ndryshimet e njëanshme të Sistemit Zgjedhor, përmbajtja e tyre është dhunim i rëndë i Kodit Etik për zgjedhje të lira, etj.

 

Duhet bërë e qartë se Partia Socialiste s’ekziston në realitet ajo është tashmë një “etiketë” e keqpëdorur nga Sekti Rama. Ka edhe socialistë interesaxhinj e servile, që mund të dalin dhe të mbrojnë këtë sekt, sepse kanë marrë ndonjë kockë për të lëpirë

Prof. Islami, sipas Jush, pse Partia Socialiste iu shmang marrëveshjes së janarit 2020 dhe 5 qershorit 2020 për Reformën Zgjedhore dhe, tani nuk merr në konsideratë fare propozimet e Opozitës reale?

– Mbi të gjitha, duhet bërë e qartë për të gjithë shqiptarët e ndërkombëtarët se Partia Socialiste s’ekziston në realitet, ajo është tashmë një “etiketë” e keqpëdorur nga Sekti Rama. Ky sekt e ka keqpëdorur votën e socialistëve që natyrisht kanë përgjegjësinë e tyre që e kanë lejuar një gjë të tillë. Ka edhe socialistë interesaxhinj e servile, që mund të dalin dhe të mbrojnë këtë sekt, sepse kanë marrë ndonjë kockë për të lëpirë. Pas 25 prillit, socialistët pa përjashtim do të shikojnë fundin e këtij sekti, por Rama do ta shesë këtë dështim si fundi i qeverisjes së socialistëve, duke tentuar t’i mashtrojë ata dhe t’i shpëtojë ndëshkimit të tyre. Sepse anëtarët e këtij sekti me Ramën në krye, kur vjen puna për përgjegjësitë e dështimeve dhe gabimeve ja kalojnë fajin socialistëve të thjeshtë e të ndershëm, kurse kur vjen puna për të rrëmbyer pushtetin e votave të tyre të shqyejnë. Ky është sekti më i rrezikshëm natyrisht për të gjithë shqiptarët, por edhe për vetë socialistët, që pas dështimit të prillit të ardhshëm me shumë gjasa mund të gjënden në të njëjtën situatë si socialsistët grekë, apo ato francezë, me një parti të dobët e pothuajse inekzistente, e të urryer nga të gjithë qytetarët…

Nga sondazhet, Ramës i rezutojnë dy përfundime të “tmerrshme”:

i) votat e grumbulluara nuk i mjaftojnë për më shumë se rreth 50 mandate;
ii) kryetarët e qarqeve të emëruar prej tij, janë të urryer jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shumica e socialistëve, për rrjedhojë janë të paaftë të bëjnë fushatë e fitojnë vota
– A iu shmang Rama marrëveshjes së janarit 2020 dhe 5 qershorit 2020 për Reformën Zgjedhore dhe, tani nuk merr në konsideratë fare propozimet e Opozitës reale?

– Përgjigjen e pyetjes suaj do ta paraqes paksa ndryshe. Sjellja oligarkike dhe autoritare e Ramës, që bën xheloz edhe Llukashenkon, duket e mbështetur në dy “dërrasa” të kalbura:

i) aspekti procedurial që është tërësisht antidemokratik
ii) dhe përmbajtja që është, po ashtu antidemokratike, por edhe antipopullore e antieuropiane.
– Çfarë do të thotë që aspekti procedurial është antidemokratik?

– Rama me ndërgjegje të plotë ka shkelur të gjithë procedurat demokratike për ndryshimin e kodit zgjedhor. Në fakt Rama është i friksuar nga humbja e sigurtë, sepse ndjen që pas saj vjen ndëshkimi i babëzive dhe marrëzive të tij dhe të hajdutëve dhe kriminelëve, shokë e miq të tij të ngushtë. Nga sondazhet Ramës i rezutojnë dy përfundime të “tmerrshme”:

i) votat e grumbulluara nuk i mjaftojnë për më shumë se rreth 50 mandate;
ii) kryetarët e qarqeve të emëruar prej tij janë të urryer, jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga shumica e socialistëve, për rrjedhojë janë të paaftë të bëjnë fushatë e fitojnë vota.
Prandaj Rama duket “shah mat”, pra i detyruar ose të dorëzohet demokratikisht, ose t’i futet kësaj rruge antidemokratike, që me siguri do ta shkatërrojë edhe më shumë dhe në mënyrë të pariparueshme… atë por edhe PSSH…Sepse qytetarët janë përgatitur fuqimisht për ta shporrur këtë sekt me çdo kusht dhe reagimi i tyre do të jetë aq më i ashpër, sa më antidemokratike të jetë sjellja e këtij sekti për të dëmtuar demokracinë dhe pluralizmin.

—————————————————————————————————

Shkeljet e rënda të procedurave në Këshillin Politik

– Profesor, të rikthehemi te pyetja e mësipërme. Çfarë do të thotë që aspekti procedurial është antidemokratik…?

– Mendoj se mashtrimet e Ramës dhe sidomos shkeljet e fundit e të rënda të procedurave duhet të vendosen në kontekstin e ngjarjeve të tre muajve të fundit, sepse vetëm kështu ato do të mund të sjellin në vëmendjen e qytetarëve, sesi Rama ka dhunuar parimet demokratike dhe me mashtrime ka vrarë të vërtetën, demokracinë e pluralizmin. Konkretisht. Lidhur me draftin e fundit të paraqitur në Këshillin Politik, shkeljet e rënda të procedurave janë:

i) Po kryhet ndryshimi i njëanshëm i sistemit zgjedhor, pa konsensus dhe pa pjesëmarrje të opozitës, duke shmangur këshillin politik, një mekanizëm i ngritur me konsensus nga të gjithë forcat kryesore politike dhe i mbeshtetur fuqimisht nga partnerët ndërkombëtarë. Ky u konsiderua si mekanizmi adekuat që do të siguronte një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse e konsensuale për të garante për zgjedhje të lira e të ndershme;
ii) Këto ndryshime janë në dhunim të rëndë të marrëveshjes së janarit dhe të 5 qershorit 2020 mes forcave kryesore politike;
iii) Përmbajtja e ndryshimit të propozuar nga Rama është dhunim i rëndë i Kodit Etik për zgjedhje të lira e të ndershme të Komisionit të Venecias përmes të cilit kërkohet më shume se 1 vit kohë para se të zhvillohen zgjedhjet që të mund të bëhen ndryshime në sistemin zgjedhor;

iv) Ajo që është edhe shumë e rëndë për qytetarët shqiptarë, lidhet me faktin se ndryshimet e propozuara nga Rama, janë dhunim i papranueshëm i një prej 15 kërkesave të Këshilit Europian për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Kjo nuk është shpikje e opozitës shqiptare, mjafton të kujtojmë se para dy ditësh kancelarja Merkel dha mesazhin e izolimit të Ramës e të Shqipërisë duke e shpërfillur kërkesën e Ramës për takim/foto apo bisedë telefonike…ky është aspekti antidemokratik dhe antieuropian i këtyre ndryshimeve ;
v) Ky propozim vjen pas dhunimit të rëndë të Kushtetutës gjatë amendimit të saj të njëanshëm e të nxituar, pa pjesëmarrjen e opozitës dhe për më tepër në mungesë të GJK dhe të heqjes së mundësisë per ti kaluar këto ndryshime në referendum popullor;
vi) Dhe për më tepër kur amendimi i Kushtetutës është kryer nga një parlament antikushtetues e jolegjitim me 122 deputet ndërkohë që kushtetuta përcakton qartë se kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, që ky parlament ka treguar se nuk e arrin dot;
Qytetarët duhet të mësojnë se ndryshimet në draftin e paraqitur nga PS-ja për Reformën e re Zgjedhore janë edhe formalisht, edhe substancialisht antipopullore

Çfarë parashikom drafti i propozuar nga Rama?

– Para së gjithash qytetarët duhet të mësojnë se ndryshimet në draftin e paraqitur janë edhe formalisht edhe substancialisht antipopullore. Them formalisht, se së pari këto ndryshime janë të ndryshme nga ato të paraqitura në ndryshimet kushtetuese, pra Rama brenda pak javësh kaloi nga disa mashtrime në disa mashtrime më të mëdha. Konkretisht, kur ndryshoi Kushtetutën, Rama deklaroi me pompozitet se listat do të hapen për 2/3 e listës dhe 1/3 do të jetë e mbyllur, sepse kështu i kërkon populli. Kurse tani e ka “ngurtësuar” listën që e përcakton vetë ai.

 

Rama kishte bërë plane, që në 1/3 e listës së mbyllur të vendoste anëtarët e disktretuar të kupolës së sektit që qytetarët i urrejnë si hajdutë, kriminelë, trafikantë dhe injorantë. Kurse në 2/3 e listës së hapur mendonte të vendoste biznesmenët e korruptuar, që më paratë e pista do të mund të blinin sadopak mandate
Ndjesë që po shmangemi pak nga thelbi i pyetjes, si i mendoni, përse ky ndryshim i Ramës brenda pak javësh?

– Rama kishte bërë plane, që në 1/3 e listës së mbyllur të vendoste anëtarët e disktretuar të kupolës së sektit, që qytetarët i urrejnë si hajdutë, kriminelë, trafikantë dhe injorantë dhe nuk do t’i votonin po të ishin në 2/3 e listës së hapur. Kurse në 2/3 e listës së hapur mendonte të vendoste biznesmenët e korruptuar që më paratë e pista do të mund të blinin sadopak mandate, por këta të fundit duke ndjerë se Rilindja do të fundoset thellë në 25 prill mesa duket nuk kanë pranuar që qëndrojnë në 2/3 e listës së hapur, për më tepër që edhe ata qytetarët disa prej tyre i urrejnë si hajdutë, por edhe si injorantë. Kjo duket e ka shtyrë Ramën ta ‘ngurtësojë” listën në atë masë, saqë votuesit e kanë të pamundur ta ndryshojnë… duke i mashtruar, ndërkohë se “unë po i hap listat”…Ky veprim në interesin e ngushtë të Ramës është kundër kërkesës popullore për të hapur qartas dhe plotësisht listat, gjë që e ka deklaruar pa hezitim edhe opozita. Kjo lëvizje e Ramës lë në baltë edhe sharlatanët e opozitës fasadë që ulurin për lista të hapura dhe tani heshtin, por këta e meritojnë këtë poshtërim nga promovuesi i tyre mashtrues.

– Çfarë parashikon ndryshimi i propozuar nga Rama?

– E thënë në mënyrë lakonike kjo mund të paraqitet në këtë mënyrë: Rama në realitet ndalon koalicionet dhe këtë veprim të njëanshëm antidemokratik tenton ta maskojë me ngurtësimin e listave që përpiqet me mashtrime ta paraqesë si hapje … Veprim tërësisht antidemokratik dhe kundër vullnetit qytetar e opozitar. Thënë më shkoqur, Rama me këto ndryshime:

i) ndalon koalicionet të cilat kanë qënë të parashikuar në kodin zgjedhor të miratuar me konsensus dhe të zbatuara në 3 zgjedhjet e fundit në të cilat Rama ka marrë pjesë, në 2009, 2013 dhe 2017 dhe asnjëherë nuk i ka kontestuar…
ii) bën të pamundur praktikisht hapjen e listave të “ngurtësuara” prej tij qoftë edhe pjesërisht në 2/3 e tyre sic kishte premtuar me ndryshimet kushtetuese të njëanshme.
– Po çfarë konkretisht parashikohet në këto ndryshime që qytetarët ta kuptojnë më qartë?

– Listat praktikisht s’hapen, thënë ndryshe, ato janë praktikisht e tërësisht të mbyllura apo më saktë të “ngurosura”, sepse rënditja në listë e kandidatëve e firmosur nga kryetari i partisë do të jetë praktiksht e pamundur për t’u ndryshuar nga zgjedhësit. Ky ndryshim, duhet patur parasysh gjithashtu, penalizon e defavorizon partitë e vogla e partitë e reja, sidomos po t’i referohemi edhe vendosjes së pragut kombëtar prej 3 përqind. Nëse ato do të heshtin dhe drafti do të miratohet siç është atëherë do të dalë qartas se zhurma e tyre është bërë që Rama të maskojë ndalimin e koalicioneve me mbylljen e sofistikuar të listave. Në këtë rast qytetarët do të mendonin me të drejtë se përfaqësuesit e këtyre zhurmave kanë marrë dhurata korruptive. Partitë e reja duhet të kenë po ashtu mirë parasysh se fitimi i një mandati nga partitë e reja është gati i pamundur, sepse ato penalizohen jo vetëm nga pragu kombëtar prej 3 përqind dhe nga formula D’Hondt e transformit të votave në mandate por edhe nga mbyllja e listave që pengon motivimin e shumë kandidatëve të tyre në zonat zgjedhore.

 

Ajo që do të ishte më shqetësuese për qytetarët, do të ishte mosndryshimi i cilësisë së deputetëve, sepse do të shikonim të njëjtat fytyra të urryera e të neveritshme, që do të ulërinin si “qentë e rrugëve” në tempullin e shenjtë. Cilësia e deputetëve të opozitës së ardhshme do varej nga lista e Ramës
– Nëse këto ndryshime miratohen siç janë çfarë duhet të presin qytetarët?

– Unë shpresoj shumë që qytetarët të reagojnë fuqimisht paraprakisht, pra tani për të mos e lejuar këtë draft të miratohet në Kuvend. Por edhe nëse miratohet siç është, qytetarët kanë mundësi t’i japin përgjigjen e merituar sektit në 25 prill, duke e fundosur së bashku me ndryshimet e miratuara. Përndryshe, me shumë gjasa numri i deputetëve nga partitë e reja do të jetë minimal ose deri edhe inekzistent në parlamentin e ardhshëm. Mund të ndodhte gjithashtu, që kokrra nga ndonjë parti fantazëm të ishte në parlament si pjesë jetime e klientelës së Ramës. Por ajo që do të ishte më shqetësuese për qytetarët, do të ishte mosndryshimi i cilësisë së deputetëve, sepse me shumë gjasa do të shikonin të njëjtat fytyra të urryera e të neveritshme që do të ulurinin si “qentë e rrugëve” në tempullin e shenjtë. Sepse cilësia e deputetëve të opozitës së ardhshme do varej nga lista e Ramës ose më saktë se cilët anëtarë të kupolës do të vendoste Rama në listën e tij të ngurosur. Në këtë rast ka vetëm një mënyrë reagimi; duhet refuzuar e gjithë kjo listë e urryer dhe e neveritshme për t’i dhënë një mësim Ramës që kërkon t’ju imponohet zgjedhësve me arrogancë dhe mashtrime dhe të tallet me vullnetin e tyre dhe 25 prilli është rasti më i mirë për ta bërë këtë gjë.

———————————————————————————————–

Mashtrimi i “Listës çerek i Hapur”

– A mund t’i përshkruani konkretisht qytetarëve se çfarë propozon konkretisht Rama në këto ndryshime që ata të kuptojnë gjithçka thoni ju?

– Rama është përpjekur që përmes këtyre ndryshimeve të gjejë një mjet ndryshe për të bërë mashtrime të reja. Me konkretisht:

i) listat e kandidatëve të partisë depozitohen në KQZ të renditura me firmën e kryetarit;
ii) zgjedhësit do ta kenë shumë të vështirë, gati të pamundur, ta ndryshojnë këtë renditje, sepse hileja qëndron te mënyra sesi votojnë zgjedhësit dhe sesi numurohen e nga kush numurohen votat e vlefshme;
iii) konkretisht zgjedhësit kanë të drejtë a) të votojnë 1 subjekt e 1 kandidat, b) ose 1 parti e më shumë se 1 kandidat; c) ose vetëm partinë dhe asnjë kandidat;

iv) në rastin b) dhe c) vota llogaritet vetëm për partinë dhe jo për kandidatin, pra në këto raste zgjedhësit nuk kanë mundësi të ndryshojnë rënditjen e kryetarit të partisë;
v) zgjedhësit mund të ndryshojë renditjen vetëm nëse masivisht zgjedhësit votojnë për partinë dhe për 1 kandidat të preferuar; në këtë rast kandidati duhet të grumbullonte afërsisht mbi 10 mijë vota që të ndryshonte rënditjen e bërë kryetarit… (në draft thuhet se kandidati i gjëndur poshtë vijës fituese mund të ngjitet në pjesën fituese të listës duke zhvendosur kandidatin e fundit fitues vetëm nëse votat e grumbulluara prej tij janë më shumë se vlera mesatare e votave te grumbulluara nga partia për 1 mandat, pra praktikisht më shumë se rreth 10 mijë vota)…
– Prof. Islami, çfarë mund të ndodhte në praktikë?

– Shpresoj që me pritshmërinë dhe dëshirën që kanë zgjedhësit ta përmbysin të keqen dhe madje ta ndëshkojnë aq më keq sa më shumë mashtrime dhe manipulime tenton të bëjë Rama…Këtë ndjesi e kam shumë të fortë dhe më forcohet çdo ditë nga takimet që bëj apo nga mesazhet që më dërgojnë. Por të kthehem te pyetja juaj. Bëjmë një llogari sikur të ishim në kushte normale. Nëse një deputet llogaritet për rreth 30 mijë banorë dhe pjesëmarrja e zgjedhësve është rreth 50 përqind atëhere kandidati i rënditur në pjesën jo fituese të listës së kryetarit për të ndryshuar renditjen e vendosur nga kryetari i partisë dhe për t’u zhvendosur në pjesën fituese duhet të grumbullojë mbi 10 mijë vota. Imagjinoni se çfarë sforco do të duhet për të ndryshuar të gjithë listën me emrat e urryer që ka ngurtësuar kryetari në listën e renditur dhe kur Rama me kupolën e tij do të përqndrohen më shumë për të blerë e vjedhur vota sesa kush do të fitojë nga kandidatët në listë. Aq më tepër do të kishte shumë gjasa që kryetari i partisë dhe kandidatët në krye të listës të bindur për saktësin e lsitës së ngurosur por edhe të friksuar nga prishja e rënditjes, t’i bënin thirrje në fushatë zgjedhësve të votonin vetëm për partinë ose t’ju sygeronin mashtrimin për të votuar partinë dhe më shumë se 1 kandidat. Në këtë rast ndryshimi i rënditjes do të ishte i pamundur, sepse asnjë kanditat nuk do të mund të grumbullonte aq vota sa të ndryshonte rënditjen e firmosuar nga Rama dhe nga numërimi i votave do të rezultonte se sekti do të kishte shumë pak vota të grumbulluara nga kandidatë konkretë, sepse shumica e votave do të ishin të partisë.

 

Mënyra e votimit dhe numërimit të votave rezulton shumë e komplikuar për qytetarët, madje mund të thoja e pakuptueshme për shumicën e tyre. Kjo është bërë e qëllimshme që qytetarët të mos jenë në gjendje të ndryshojnë renditjen e ngurtësuar të personave të neveritshëm në listën e Ramës

 

– Çfarë mangësish të tjera ka ky propozim?

– Mënyra e votimit dhe numërimit të votave rezulton shumë e komplikuar për qytetarët, madje mund të thoja e pakuptueshme për shumicën e tyre. Kjo është bërë e qëllimshme që qytetarët të mos jenë në gjëndje të ndryshojnë rënditjen e ngurtësuar të personave të neveritshëm në listën e Ramës, sepse kur diçka nuk e kupton mirë e kë të vështirë të veprosh me efikasitet. Aq më tepër që hilet e ngurtësimit të listës mbeten në dorë të Ramës dhe hajdutëve të votive në këtë rast, qytetarët me 26 prill, me shumë gjasa do të zgënjeheshin, kur të mësonin se cilësia e Kuvendit s’kishte ndryshuar dhe se deputetë të zgjedhur do të ishin po ato. Por atëhere do të ishte shumë vonë. Në këtë rast ka shumë gjasa që vendi të destabilizohej nga shpërthimi votuesve nga zgënjimi e dëshpërimi.

– Nuk thatë asgjë sesi është parashikuar në draft ndalimi i koalicioneve?

– Lexuesit duhet të kenë parasysh se nenet për ndalimin e koalicioneve janë shumë të qarta e të kuptueshme dhe në koherencë me ndryshimet e bëra në mënyrë antidemokratike e të njënashme në Kushtetutë. Qytetarët duhet të kenë mirë parasysh se të gjithë shkeljet e rënda proceduriale (të përmendura më sipër) dhe procedura e komplikuar për ngurtësimin e listave të kandidatëve është bërë vetëm e vetëm për të maskuar moslejimin e konkurimit të koalicioneve. Një praktikë kjo, e standarteve demokratike, e përputhur me realitetin shqiptar dhe për të cilën nuk ka pasur asnjë kontestim as politik dhe as qytetar të rëndësishm në tre zgjedhjet e fundit parlamentare nga Rama. Do të më pyesinit me siguri se “përse Rama insiston në këtë..?..” Kjo ështe e qartë: për të përçarë opozitën dhe për të penguar fitoren e saj të thellë e të merituar, sepse një fitore e thellë heq cdo mundësi për negocimin e mosndëshkimit të babëzive e marrëzive gjatë keqqverisje së këtij sekti. Rama punon ditë e natë dhe mendon vetëm për këtë opsion dhe mund të çmendej e të shkonte në vetëflijim, nëse kjo ndodh?!

– Rilindja gjithmonë i ka shkelur kushtet e Kodit Zgjedhor për përfaqësimin gjinor në çdo zgjedhjet parlamentare. Pse tani, vë këtë kusht për mospranimin Listave të Hapura 100%?

– Ky është një teatër që kllouni i Surrelit e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë, por askush nuk e ha më se është shumë i trashë. Vende të tjera aplikojnë hapjen tërësore të listave të kandidatëve, duke garantuar kuotat gjinore, por nuk qëndron problemi te kuotat gjinore apo më saktë te vështirësitë që do të krijoheshin në respektimin e kuotave gjinorë që Rama i ka keqëpërdour sipas rastit në interes të tij. Shqetësimi i Ramës vjen nga dy drejtime:

i) kryetarët e qarqeve të emëruar prej tij dhe kandidatët që Rama mendon të vendosë në pjesën e sigurtë të listës janë të urryer jo vetëm nga shqiptarët por edhe për shumicën e socialistëve, për rrjedhojë janë të paaftë të bëjnë fushatë;
ii) kurse biznesmenët, kriminelët dhe trafikantët, që me mënyrat e tyre mund të blejnë vota e kërcënojnë votuesit jo vetëm që kanë shumë frikë se mund të kapen në cark e të ndëshkohen, por mbi të gjitha nuk pranojnë më të bëhen kurban për ‘kukullat dhe hajdutët” e vendosur nga Rama në pjesën e sigurtë të listës; aq më tepër që kanë kuptuar se ata janë të urryer në ekstrem nga votuesit. Mjafton të lexoni me vëmëndje reagimin e Vangjushit, që me siguri s’do të pranonte në asnjë rast të bëhej kurban për hajdutët e perversët në krye të listës së rënditur e të ngurtësuar nga Rama, duke vënë në dispozicion “lëkurën” e tij…
– Mendoni se parlamenti do të miratojë draftin e PS-së, pa koalicione parazgjedhore dhe Lista të Hapura 100 %?

– Ju lutem mos më bëni pyetje serioze për parlamentin e turpit dhe që urrehet nga qytetarët që e cilësojnë parlamentin e hajdutëve, të kriminelëve, trafikantëve dhe injorantëve. Ai Kuvend i turpit është nën diktatin e personit që e ka krijuar atë dhe dominohet prej tij. Ai nuk është më parlamenti i qytetarëve gjë që demostron faktin se demokracia në Shqipëri është dëmtuar në ekstrem për të mos lëngon në shtratin e vdekjes dhe ka mbetur vetëm që sovrani të marrë në dorë fatet e qeverisjes së tij, pra të demokracisë. Sepse demokraci quhet qeverisje e popullit, ndërkohë që Curcilli ka thënë se “çdo popull meriton qeverinë e tij…” prandaj mesa duket ka ardhur koha që ky paradoks të përmbysetc sepse po të pranohej do të ishte shumë e rëndë. Unë do të thoja kjo është e papranueshme…

– Prof. Islami, me mënyrën e përzgjedhjes të kandidatëve për anëtarë të strukturave të reja të KQZ-së së re, a ka rrezik, që Komisioni Parlamentar i cili dominohet tërësisht nga Rilindja Socialiste, të përzgjedh shumicën e kandidatëve të preferuar nga ajo, pa një balancim politik?

– Kam ndjesinë që po më kthehet në bindje, madje të thellë, që qytetarët në 25 prill do të çrrënjosin të KEQEN e këtij sekti me gjithçka ai ka rrëmbyer, pavarësisht se çfarë do të bëjë Rama me bandën e tij. Madje, mendoj se sa më shumë marrëzi të vazhdojë të bëjë ky sekt, aq më fuqishme dhe e tmerrshme do të jetë përmbysja dhe reagimi popullor. Shpresoj të mos jem i gabuar…

– Ju falenderoj, Prof. Islami

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...