Nëse je në qendër sheh se Tirana sa vjen e ndryshon. Kudo që hedh sytë të zë syri vinça të mëdhenj që transportojnë tulla, beton, pallate në ndërtim e sipër të cilat çdo ditë ngrihen edhe një kat më lart.
Dalë ngadalë të gjitha monumentet identifikuese të Tiranës, për të cilat Tirana krenohej në çdo panair apo përdoreshin si vend takimi apo vend orientimi “po zhduken”prapa ndërtesave shumëkatëshe të cilat duket çdo ditë e më shumë po na e marrin frymën
Fotografi Malton Dibra ka fotografuar Tiranën sot. Kryeqyteti po lëngon.
Përgjatë viteve 2017-2019 sektori i ndërtimit në kryeqytet është zhvilluar me shpejtësi, por nga 141 kompani që fituan leje 59% e tyre nuk justifikonin burimet financiare.
Në këtë periudhë Tiranë u lëshuan 65% e të gjitha lejeve për ambiente banimi, me një shumë totale prej 400 milionë eurosh por nënvizohet se rreth 240 milionë euro ose 60 % e totalit dyshohet se vinte nga para të pista.
Në vitin 2017 në raporte është bërë e ditur se dyshimi ishte për pastrimin e 320 milionë eurove, por kjo shifër ka ardhur në rritje për vitin 2018 në 570 milionë euro dhe në vitin 2019 në rreth 500 milionë euro, me një shumë totale 1.6 miliardë euro.