Paloka:Rama është i humbur. E kanë zhytur në gropë dhe nuk del sikur të hidhet përpjetë

E mërkurë, 23 September 2020 17:05

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se Edi Rama më 25 prill është i humbur dhe asnjë makinacion nuk e shpëton nga kjo. Ndryshimi i kodit zgjedhor pa konsesus, sipas Palokës është i pa pranueshëm, por kjo thotë ai po bëhet nga mazhoranca nën efektin e frikës dhe tmerrit që kanë nga largimi.

Ndryshimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor pas ndryshimeve të Kushtetutës, sipas nenkryetarit të PD-së, Edi Paloka, demaskoi faktin se qëllim nuk ishte hapja e listave por heqja e kolicioneve.

 

Sipas tij është e pa pranueshme që në një kohë kur loja ka filluar, të ndryshohen rregullat.

Edi Paloka: Praktikisht zgjedhjet janë shpallur, presidenti i Republikës ka shpallur zgjedhjet dhe që nga momenti që është shpallur dita, ne jemi në proces zgjedhor.

Të tentosh të ndryshosh rregullat e lojës, kur loja ka filluar, vetëm një si Rama mund ta bëjë.

Paloka nuk i kursen ironitë për Kryeministrin, kur thotë se ai që është angazhuar për të zgjidhur konfliktet mes shteteve të tjera, nuk respekton marrëveshjet e veta që garant kanë ndërkombëtarët.

Edi Paloka: Ky njeri, kryetari i OSBE-së që pretendon se do të zgjidhë mosmarrëveshjet e Lukashenkos me opozitën e tij, nuk pranon jo të zgjidhë problemet që ka me opozitën shqiptare, por nuk i qëndron një marrëveshje që ka nënshkruar vetë.

Ndryshimi i rregullave nuk e shqetëson. Paloka thotë se asnjë instrument nuk e shpëton Ramën nga humbja.

Edi Paloka: Me lista të hapura, pa lista të hapura, me koalicione, pa koalicione, çdo formë që të tentojë të përdori ai është i humbur. E kanë zhytur në gropë dhe nuk del sikur të hidhet përpjetë.

Sa i përket organizimit për fushatë, nënkryetari Paloka, thotë se Partia Demokratike është gati dhe po shpalos alternativën e saj qeverisëse.

Shpëtimi i Shqipërisë thotë ai nuk është vetëm largimi i Ramës por dhe garantimi i një qeverisje për qytetarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...