“Pres kodifikimin e marrëveshjes”, Meta shigjeton maxhorancën: Ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit

E Enjte, 24 September 2020 14:36

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet për maxhorancën, ndërsa theksoi se ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit.

Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit e tha shumë qartë se nga palët politike prek kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe pret që listat të jenë të hapura 100%.

 

“Çështja më e rëndësishme është se sot ne kemi politikanë, që qartazi dhe hapur, që për fat të keq, punojnë kundër interesit të shqiptarëve dhe integrimit. Interesi i integrimit, është i pari interes kombëtar. Çdo dalje tjetër është në shërbim, si të sillesh si nënkontraktor, i një fuqie antishqiptare. Ne presim dhe unë pres kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të dashur. Këtë se bëj se nuk kandidoj. Kam krijuar një forcë politike nga zero. Në atë kohë siguronin veten në listë kryetarët. Atëherë kam deklaruar se nëse nuk e marr mandatin maxhoritar, largohem nga jeta politike. Nuk them; mos bëj ça bëj unë.. Shqipëria nuk ka parlamentarizëm, pasi s’ka debat dhe mbrojtje interesash për shqiptarët. Pasi deputetet, në tërësinë e tyre, jo të gjithë, kanë kthyer në kukulla të kryetarëve.”, tha Meta.

Teksa u pyet në lidhje me afatin e vendosur nga maxhoranca për të arritur në një konsensus për Kodin Zgjedhor para 30 qershorit, Meta tha se nuk merret me direktiva të brendshme.

“Unë nuk do të merrem me direktivat e brendshme apo publike që jepen në këtë drejtim. Unë di një gjë se si përfaqësues i kombit dhe si kryetar i shtetit; nëse dikush do të përpiqet që të barazojë fatin e tij me fatin e të gjithë shqiptarëve dhe të marrëdhënieve europiane të Shqipërisë s’do më vijë keq për fatin e tij. Ju mendoni se kjo është konferenca e fundit para 25 prillit?! Ja u bë sot. Se ditën e enjte jemi për Vjosën, që të mbrojmë lumenjtë e Shqipërisë. Këto pasuroi që gëzojmë sot nuk janë vetëm tonat, por dhe të gjeneratave që do të vijnë. Shqipëria do të jetë më e fortë dhe mbas 25 prillit.”, pohoi presidenti

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...