Ish-deputeti i PD zbulon urdhrin për drejtoritë e shkollave Fier:U kërkohet të mos paguhen orët shtesë për mësuesit e lëndëve me zgjedhje

Diel, 27 September 2020 22:04


Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, ka botuar një mesazh, që thotë se iu është nisur Drejtorive të Shkollave.

Baçi thekson se ky është një urdhër absurd, ndërsa shton se Rilindja nuk paguan mësuesit për orët shtesë që ata zhvillojnë.

Postimi i Luan Bacit

Ky urdher absurd, u eshte derguar drejtorive te shkollave nga specialistja e ZVAP FIER, natyrisht e urdheruar nga eproret e saj rilindas.

Pavaresisht udhezuesit, per vitin e ri shkollor, qe nuk bene dallime, mes lendeve te ndryshme, urdheri u kerkon Drejtoreve te shkollave te mos paguajne oret suplementare, mesueseve qe japin lendet me zgjedhje.

 

Ne Gjimnaze ky problem eshte me i mprehte, pasi ketu, jane gjysma e lendeve me zgjedhje.

Ne klasat 10-11 dhe ne klasen e 12.

 

Duke pare lendet qe perfshihen te keto ore, muzike, vizatim, edukim fizike ne 9 vjeçare.

Ne Gjimnaz module dhe projekte dhe ne klasen e 12, kimi , biologji, fizike, histori etj, i bie qe asnje mesues te mos paguhet me ore suplementare.

 

Sipas ketij email-i shumica e mesuesve te Gjimnazeve edhe pse realizojne dyfishin e oreve te mesimit, nuk duhet tu paguhen oret suplementare, pasi shumica e mesueseve japin edhe lende berthame edhe lende me zgjedhje.

Kjo eshte manovra e radhes e drejtuesve te rilindjes, per ti vjedhur mesuesit, pasi nuk u mjafton, qe ne 7 vite nuk u rriti asnje lek pagen.

Ne 7 vite nuk u dha pagen e 13 qe e merrnin ne qeverine e PD.

Ne 7 vite po i mbajne ne friken e largimit nga puna, per motive politike dhe banale.

Urdheri eshte kundershtuar nga drejtuesit e shkollave dhe tani duke qene se ndihen te mbrojtur nga kthimi i socialisteve te vjeter ” trima” dhe te “ndershem” ne krye te PS ne Fier, kane reaguar duke u thene qe nuk e zbatojne kete urdher, por e kerkuan edhe ndihmen tone, pasi akoma “trimat” e ” ndershem” ne krye te PS nuk e kane marre situaten ne dore.

Gjithesesi pritet nje “lufte” e ashper per kalimin e pushtetit nga Rilindja te PS dhe kjo lufte si fillim po perqendrohet te Drejtorite kryesore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...