Edmond Panariti:Opozita e Bashkuar, fitore të padiskutueshme në çdo rrethanë

Hënë, 28 September 2020 10:23

 

Në një intervistë për “Standard”, ish-deputeti i LSI-së flet edhe mbi shkeljen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe debatet në Këshillin Politik, ku thekson se e gjithë taktika bllokuese e mazhorancës socialiste do të ketë efektin e bumerangut. Nga ana tjetër, Panariti komenton edhe shanset e palëve në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku thekson se Opozita e Bashkuar do ta mundë në çdo rrethanë dhe në çdo konjukturë pushtetin.

 

Ministri Gjerman për Evropën, Michael Roth tha pak ditë më parë se, konferenca ndërqeveritare për hapjen e negociatave, mund të mbahet brenda dhjetorit, pa shtuar kushte të reja. Ndërkaq Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet, por mbi Shqipërinë rëndojnë ende 12 të tilla. Si e shihni këtë situatë?

Mbajtja peng e Shqipërisë me mos avancimin e saj në rrugën drejt Evropës , është dëmi më i madh që një qeveri mund ti bëjë vendit. Për fat të keq kjo qeverisje na çoi deri këtu!

Bllokimi drejt Evropës është shkaku i depresionit ekonomik dhe shoqëror, është nxitësi i zbrazjes së frikshme të vendit, i mungesës së investimeve të huaja dhe thellimit të varfërisë. Është mbytja e shpresës dhe perspektivës së rinisë për tu trajtuar me standarte Evropiane si dhe përfituar nga fondet e saj për arsim dhe shkencë. Nuk do të ketë integrim të vendit në BE, pa u plotësuar kushtet e Bundestagut të cilat janë në thelb edhe kushtet e BE. Kjo është e qartë për të gjithë.

Por qeveria shpreson në formula diplomatike të refuzimit, në dhjetor të cilat ajo në fakt ashtu si dhe më parë i lexon krejt përmbys dhe na i shet si suksese. Prandaj deri tani me propagandë i ka hapur nja tre herë negociatat me BE, pavarësisht se porta e Evropës mbetet e mbyllur. Ajo që është më shqetësuese, mbetet kursi tashmë i hapur anti BE i saj i përcaktuar me shkeljen flagrante të marrëveshjes së 5 Qershorit produkt i dialogut dhe i kompromisit politik. Kjo minon përfundimisht shanset për hapjen e bisedimeve për në BE…

Një ndër kushtet e vendosura nga Brukseli, me këmbënguljen e Bundestagut, ishte edhe reforma zgjedhore. Por ndersa palet arriten marreveshjen e ‘ 5 Qershorit’, maxhoranca se bashku me opoziten parlamentare votuan ne Parlament ndryshimet kushtetuese, duke ndryshuar nenin 64 dhe 68 të ligjit themeltar të vendit. E gjitha kjo situatë ka sjellë edhe përplasje në Këshillin Politik. Si e komentoni?

Prishja e dhunshme e marrëveshjes së 5 Qershorit, jo vetëm e futi vendin në përplasje me Bashkimin Evropian dhe SHBA, por rrezikon të godasë thelbin e demokracisë që është organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme pas 7 muajve.

Ky konfuzion i qëllimtë për të çorientuar shqiptarët në zgjedhjet e Prillit të vitit të ardhshëm , është përpjekje për të ruajtur pushtetin me forcë dhe në mënyrë abuzive.

Por jam i sigurtë që do të ketë efektin e bumerangut dhe do tu kthehet pas me forcë shkatërruese, fabrikuesve të këtij deformimi.

Sipas një raporti të Eurostat për periudhën 2010-2019, Shqipëria renditet e 4-ta në botë dhe e para në Europë për aplikimet për azil. Cilat janë sipas jush arsyet e këtyre shifrave ekstreme?

Raporti i Eurostatit mbi rritjen e frikshme të azilit të shqiptarëve , është vula e falimentimit të shtetit dhe pushtetit në Shqipëri. Është një dramë dhe turp kombëtar.

Është sinteza e kolapsit të një qeverisje të dështuar, e cila na nxori të gjithëve në ankand. Kjo qeveri dhe ky model qeverisës duhet larguar në 25 Prill.

Ndërkohë LSI duket se ka ndezur paraprakisht motorët në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen më 25 prill. Nga takimet në terren, cilat janë pritshmëritë e para?

Fitorja e opozitës së Bashkuar është e sigurtë dhe e pashmangshme, sepse është e vetmja rrugëdalje nga rrënimi i vëndit. LSI është përfshirë në proçesin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e saj të organizimit.. Ndërkohë përditë jemi në takime me qytetarët, të rinjtë, gratë, shtresat në nevojë për të ndarë me ta mënyrën dhe rrugën që ne do të ndjekim për ta nxjerrë vëndin dhe shoqërinë nga bataku i Rilindjes.

A do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, parashikimi që PS kërkon ta kthejë në ligj, për heqjen e koalicioneve parazgjedhore?

Përpjekjet për t’i hequr opozitës të drejtën kushtetuese për tu organizuar në koalicione parazgjedhore.. janë dhunim i hapur i sistemeve zgjedhore demokratike perëndimore. Kjo është çështje parimore dhe e së drejtës. Por opozita e mund në çdo rrethanë dhe në çdo konjukturë pushtetin, sepse kupa ka kohë që është derdhur dhe qytetarët e kanë vendosur largimin e rrënuesve të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...