Presidenti Vuçiç, mik personal i kryeministrit shqiptar, Edi Rama po zgjeron orekset rajonale. Në fillim synonte copëtimin e Kosovës me anë të dyshes Thaçi-Rama, kurse pas vizitës në Uashinton ka shtuar planet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Këtë e ka shprehur gazeta serbe “Informs” e njohur si përkrahëse e Presidentit Vuçiç. Në faqen e parë këtë të hënë ia ka kushtuar një shkrimi, ku tregon planet serbe.
Informs shkuan se presidenti Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit. Ky shkrim vjen një ditë pasi ministri serb i mbrojtjes foli me doza të forta për atë se çfarë duhet të jetë Serbia.
Ndërkohë një tjetër gazetë serbe proqeveritare Telegraf thotë se shqiptarët duhet ti kapë paniku.
“Serbia do të përpi Kosovën dhe Shqipërinë”.
Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga ministria e jashtme shqiptare për këto shkrime të mediave të Presidentit Vuçiç. Miqësia deri në vëllazëri mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb, njihet publikisht. Ndërkohë Gjermania, si vend lider në BE, e shikon me rrezik zgjerimin serb në Ballkan, aq më tepër se shërbimet sekrete gjermane kanë informacione të besueshme të interesave politike dhe ekonomike mes Vuçiç dhe Ramës. Ndërkohë Kosova është akoma pa stabilitet dhe pa orientim të qartë në raportet me Serbinë, kurse Tirana zyrtare po lëshon terren zgjerimit të interesave serbe në Rajon.
Gazeta serbe nuk ka shkruar pa orientim prej liderit shpirtëror dhe financiar, Presidentit Vuçiç