Partia Popullore Europiane ka dalë me një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas diskutimeve në Asamblenë Politike të PPE.
PPE thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 2021 do të jenë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE. Po ashtu bëhet thirrje për zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor siç është rënë dakord mes palëve politike në “5 qershor”, pasi ndryshimet e njëanëshme, siç theksohet, janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
DEKLARATA E PLOTË
PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet elira dhe të ndershme si parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç është rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve