Përplasjet për listat dhe koalicionet, Ivi Kaso:Ja hapi ynë i fundit, ndryshimet drastike të papërshtatshme

Hënë, 28 September 2020 21:19

 

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se është e mundur ndërhyrja në Kodin Zgjedhor për hapjen 100% të listave, por pa prekur koalicionet parazgjedhore.

Sipas Kasos, është e papërshtatshme që të bëhen ndryshime drastike në kod, pasi vendi ndodhet pak muaj para zgjedhjeve.

 

“Ishte tërësisht e mundur të ndërhyhej në kod, pa prekur koalicionet. Është krejtësisht e papërshtatshme për të bërë ndryshime drastike në Kodin Zgjedhor, pasi jemi pak muaj para zgjedhjeve. Procesi zgjedhor është i komplikuar për t’u organizuar, ka shumë rrota dhe mekanizma të padukshme që vihen në lëvizje nga Presidenti. Nuk është normale, ndaj kemi kërkuar mendimin e ODIHR për të na dhënë një zgjidhje. Është një kërkesë që është refuzuar

Vazhdojmë i qëndrojmë asaj që kemi thënë. Hapi ynë i fundit është materializimi i asaj që kemi thënë, pasi në dy mbledhjet e dështuara të Këshillit Politik preteksti ka qenë se nuk ka qenë e formalizuar kërkesa jonë. Drafti ynë është shumë i thjeshtë, shumë afër botëkuptimit të njeriut të zakonshëm se si duhet të jenë listat e hapura. Kemi dashur t’i tregojmë mazhorancës që ndërhyrja është e mundshme dhe nuk ka nevojë të prekë pikat e tjera”, u shpreh Kaso.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...