Floida Kërpaçi:Nuk ka forcë që i bën ballë popullit të bashkuar, 25 prilli 2021 përcakton Shqipërinë e 50 viteve të ardhshme

Tuesday, 29 September 2020 09:51

 

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Floida Kërpaçi flet në një intervistë për “standard” mbi temat kryesore të aktualitetit politik e social në vend. Ajo komenton takimet intensive që ka nsur LSI me anëtarët e partisë dhe qytetarët e ndryshëm, si edhe flet mbi prioritet e kësaj partie. Po ashtu ish-deputetja e LSI-së shprehet me bindje se në 25 prill 2021 fitorja e Opozitës së Bashkuar do të jetë e thellë, ndërsa thekson se vota e këtyre zgjedhjeve përcakton edhe se si do të jetë Shqipëria në 50 vitet e ardhshme.

 

1- LSI duket se është përfshirë prej javësh në takime intensive me anëtarët e partisë si edhe qytetarët, në çdo qark, qytet e lagje. Nga kjo fushatë paraprake zgjedhore, cilat janë pritshmëritë e para që keni marrë nga terreni?

 

Qytetarët duan ndryshim. Të parët janë të rinjtë, por edhe profesionistët e shtresës së mesme, ashtu edhe njerëzit e thjeshtë që rroga nuk u del për çmimet dhe taksat e rritura apo për të përballuar kostot e arsimimit dhe shëndetësisë. Ne shohim një popull të mërzitur, që nuk do të emigrojë dhe mezi pret datën e zgjedhjeve për t’u bërë bashkë te kutia e votimit.

 

2- Dy ndër prioritetet e programit të LSI me sa duket janë punësimi dhe arsimi. Si i gjykoni këto dy sektorë nën qeverisjen e socialistëve dhe çfarë parashikon të ndryshojë LSI dhe Opozita e Bashkuar kur të vijnë në pushtet?

 

Rilindja nuk e ka qeverisur por e ka vjedhur vendin, duke e trajtuar si një pronë private ku shërbimi i ofrohet vetëm miqve të qeverisë në kurriz të familjeve shqiptare. LSI në programin e saj ka prioritar punësimin dhe arsimin, sepse këto janë dhe nevojat kryesore që rinia dhe qytetarët kanë për një jetë me dinjitet dhe mundësi në Shqipëri. Ne do ti ofrojmë të rinjve arsim cilësor, i cili do të lidhet edhe me tregun e punëve të së ardhmes, që ata kurrë të mos ngelen pa punë, si dhe do të nxisim rritjen e pagave dhe krijimin e vendeve të punës me paga të larta.

 

 

3- Mbështetur në sondazhet e brendshme dhe impakti i terrenit, a ka LSI një projeksion paraprak mbi zgjedhjet e 25 prillit 2021? Jeni të bindur në një fitore të Opozitës së Bashkuar përballë maxhorancës socialiste?

 

Fitorja do të jetë e thellë sepse dhe ndëshkimi do të jetë i tillë. Ne kemi marrë misionin të lartësojmë vlerat e shoqërisë tonë kundër të keqes në pushtet që ka monopolizuar çdo gjë, që ka rrënuar vendin ekonomikisht dhe që ka nxitur shpopullimin. Këto zgjedhje përcaktojnë jo vetëm qeverisjen e radhës por do të vendosin se si do të jetë Shqipëria në 50 vitet e ardhshme. Edhe qytetarët e kanë kuptuar këtë dhe rradha e votuesve opozitar të 25 Prillit vjen dhe shtohet, pasi çdo shqiptar, edhe ata që sot janë në administratë publike, janë vetëdijësuar se mbi të gjitha është familja, është vendi, dhe nuk mund të luhet me fatin e familjes dhe të vendit duke lejuar njerëz të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm në pushtet.

 

 

 

4- Një ndër kushtet e vendosura nga Brukseli për nisjen e negociatave, me këmbënguljen e Bundestagut, ishte edhe reforma zgjedhore. Por ndersa palet arriten marreveshjen e ‘ 5 Qershorit’, maxhoranca se bashku me opoziten parlamentare votuan ne Parlament ndryshimet kushtetuese, duke ndryshuar nenin 64 dhe 68 të ligjit themeltar të vendit. E gjitha kjo situatë ka sjellë edhe përplasje në Këshillin Politik. Si e komentoni?

 

 

Udhëheqësit duhet të zotërojnë karakter dhe integritet të jashtëzakonshëm për të drejtuar një vend dhe për të merituar vlerësimin e qytetarëve. Është e qartë se qeverisja aktuale nuk gëzon asnjërën, ndaj dhe tenton përmes institucioneve të kontrolluara prej saj, si Kuvendi, të mbajë pushtet më veprime antikushtetuese. Këto i shoh si veprime dëshpërimi teksa afrohet largimi, ndaj komenti im i vetëm drejtuar të rinjve dhe qytetarëve është të ndërgjegjësohen për fuqinë e votës së tyre.

 

Kryeministri, kryetari i opozitës, i riu që ka vështirësi të shkojë në shkollë apo të gjejë një punë, fermeri që ka ngelur pa subvencione, si dhe qytetari më i thjeshtë në Shqipëri, janë të gjithë të barabartë në ditën e zgjedhjeve, sepse secili ka vetëm 1 votë. Nuk ka forcë që i bën ballë popullit të bashkuar, sidomos kur ai edukohet për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në proçeset demokratike si zgjedhjet.

 

5-Sipas një raporti të Eurostat për periudhën 2010-2019, Shqipëria renditet e 4-ta në botë dhe e para në Europë për aplikimet për azil. Si e komentoni pandalshmërinë e këtij fenomeni që po zbraz vendin prej vitesh?

Krizën e largimit masiv të shqiptarëve në kërkim të lumturisë diku tjetër, unë e shoh si goditjen më të rëndë që Rilindja i ka bërë kombit dhe shtetit tonë. Ju sjell në kujtesë se sondazhi për “Cilësinë e Jetës në Europë” i publikuar nga Komisioni Europian, i cilëson shqiptarët si më të pakënaqurit dhe më të palumturit në Europë me jetën e tyre. Shumë kanë kërkuar azil, por shumë kanë emigruar përmes vizave të punës, duke zbrasur vendin me ritme të frikshme. Nuk largohen vetëm më të pamundurit, por edhe më të shkolluarit, përfshirë këtu mjekët, inxhinierët, dhe shumë profesionistë të tjerë.

Njerëzit ikin jo vetëm prej papunësisë dhe pamundësive ekonomike, por edhe prej sistemit të antivlerave që mbizotëron në Shqipëri, ku i miri nuk vlerësohet sa duhet dhe shteti nuk i trajton të gjithë njësoj.

Kjo mund të ndryshojë nëse ne të gjithë angazhohemi që Shqipërinë ta kthejmë nga një vend prej ku emigrohet, në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre, me vlerësim, me ekonomi, me dinjitet. Angazhimi i LSI për arsim cilësor, punësim të mirëpaguar dhe rikthimin e shtetit në normalitet përmes promovimit në politikëbërje dhe qeverisje të figurave me integritet dhe që e duan vendin, synon pikërisht këtë transformim rrënjësor.l

Modifikuar më Tuesday, 29 September 2020 12:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...