‘’U bënë shumë gabime’’, Basha: Koha nuk pret! Plani ynë i rimëkëmbjes ndihmon çdokënd që po vuan sot më shumë se një vit më parë

E mërkurë, 30 September 2020 15:18

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje për planin e tij të rimëkëmbjes për 6 muajt e ardhshëm.

Basha thotë se koha nuk pret më, dhe 6 muajt që vijnë do të jenë më të vështirë se ato që kanë kaluar.

Ai akuzon Ramën dhe ministrat e tij që nuk po paguajnë faturën e keqmenaxhimit të pandemisë duke theksuar se plani me 5 pikë nuk është program elektoral i PD, por një plan që synon të ndalë vjedhjet këto 6 muajt e fundit dhe paratë të shkojnë aty ku kanë nevojë shqiptarët.

Sipas tij masat që sot propozon PD nuk u morën kurrë nga qeveria gjatë pandemisë prandaj duhet të zbatohen 5 pikat e planit të opozitës.
STATUSI NGA LULZIM BASHA

Kriza ekonomike e përkeqësuar dhe nga pandemia, rëndon çdo ditë e më shumë mbi supet e shqiptarëve. Sot paradite, në një fasoneri në aksin Tiranë – Durrës, sipërmarrësi i saj që punon prej 15 vitesh në këtë fushë, më tregoi se nga 500 punonjës, tani ka vetëm 170.

 

Pas 7 vitesh amullie keqmenaxhimi, dështimesh gjigande dhe premtimesh të pambajtura, shqiptarët e kanë kuptuar që nuk mund të vazhdojmë në këtë rrugë dhe që është koha për ndryshim.

Koha nuk pret, prandaj ne kemi shpalosur një Plan konkret me 5 pika kundër pandemisë dhe në ndihmë të njerëzve. Për rimëkëmbjen e ekonomisë, duhet të mbështesim pa asnjë vonesë biznesin dhe sipërmarrjen që lidhet me punësimin. Qeveria duhet të mbulojë koston e rimarrjes në punë të të gjithë atyre që bizneset i detyruan t’i largojnë për shkak të krizës, apo të vetpunësuarit që u detyruan të mbyllin qepenat. Duhet të mbështesim çdo shqiptar, askush të mos harrohet pas, të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës dhe që sot nuk blejnë dot ushqimet e përditshme për familjen.

Plani që kemi shpalosur këtë javë nuk është programi ynë elektoral. Është Plan konkret për përballimin e krizës këto 6 muaj. Sepse këto 6 muaj do të jenë edhe më të vështirë se muajt që kemi kaluar, dhe TANI është momenti për të marrë masat që nuk u morën kurrë. U bënë shumë gabime. Faturën për keqmenaxhimin e tij nuk po e paguan as Edi Rama, as ministrat e tij të krimbur në para, as oligarkët që e rrethojnë. Fatkeqësisht, faturën për deshtimet e Ramës po e paguan shumica e shqiptarëve, njerëzit punëtorë, sipërmarrësit dhe punëmarrësit e tyre anembanë vendit.

Plani ynë i rimëkëmbjes anti-COVID ndihmon çdokënd që po vuan sot më shumë se një vit më parë. Plani ynë synon të ndalë vjedhjet këto 6 muajt e fundit dhe t’i çojë paratë e shtetit aty ku kanë nevojë shqiptarët:

-100 mijë të papunët, sipërmarrja që po vuan, në veçanti biznesi i vogël, çdo biznes, duhet të marrë një çek prej 1 mijë eurosh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...