Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po ndan paratë me oligarkët. Basha tha se 5 oligarkë prej 7 vitesh po fitojnë çdo tender, ndërsa dy emrat që përmendi kreu demokrat ishin Vilma Nushi dhe Klodian Mërtiri i inceneratorëve.
Basha tha se pjesa tjetër e biznesit është përfshirë nga paniku.
“Shqipëria nuk është e pasur, por as e varfër, por është e grabitur nga Kryeministri dhe oligarkët e lidhur me të. I mbani mend tenderat sekret në kulmin e pandemisë?
Në kulmin e krizës në vend që të alokonte fondet për shëndetësinë ky e kishte mendjen të vidhte.
LEXO EDHE Automjeti shkrumbohet plotësisht nga flakë në Qafë-Thanë! Detajet (Foto)
Çdo shtet në kulmin e pandemisë përpiqej të ishte sa më nikoqir, ndërsa Rama e kishte mendjen si të vidhte”, tha Basha.
Ai tha se 66 % e dhomës amerikane të biznesit e konsiderojnë klimën e biznesit të pafavorshme, sikundër mbi 50 % e investitorëve gjermanë kanë të njëjtin mendim.
“Investimet gjermane në Maqedoninë e Veriut, e cila nuk ka vijë bregdetare arrijnë në 3 mld euro, ndërsa në Shqipëri 300 mln euro”, tha Basha.