Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Flakën do t’i vënë edhe Kodit Zgjedhor, siç bënë me Kushtetutën

Premte, 02 October 2020 08:33

 

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Flaken do i vene edhe Kodit Zgjedhor, si bene me kushtetuten!
Jane marrosur ! A i degjoni si jane shperfytyruar. Te tmerruar nga humbja e pushtetit po shfaqen edhe perpara nderkombetareve si “mbreti lakuriq”.
Gjiknuri, ky “kryetar i reformes”, mendon, se te gjithe kane nivelin politik dhe juridik te grupeve parlamentare, te “ferrave” e “drizave”, me te cilet jane tallur e tallen, dhe si po e shihni tani del hapur edhe kunder firmes se tij ne “Keshillin Politik”.
Momenti me qesharak i tij eshte kur kerkon ti sjellin nje model te koalicioneve nga nje vend i BE.
O temporas o mores !
Ky, qe ndryshon kushtetuten, sa here, e si i do qejfi, duke e interpretuar ate vete, ne vend te gjykates kushtetuese, shet si model perendimor “shkrirjen” e partive politike, te cilat jane subjekte politike kushtetuese, ne nje parti zgjedhore !
Me komike behet ai dhe ata qe e mbeshtesin, kur “argumenton” per syleshet, se, nese pranohen koalicionet parazgjedhore, duhet nje flete votimi sa nje carcaf !
Ore babam ! Po neqofte se te gjitha partite politike vendosin te dalin me vete ne zgjedhje, si do i shkurtosh carcafet ?
Lerini marrite ! Tani te gjithe ata qe e kane “koken mbi supe” ju kuptuan se e ndryshuat kushtetuten per te eleminuar koalicionet parazgjedhore. Por, pse jeni shume te paafte, ju me ndryshimin e saj, i ligjeruat koalicionet parazgjedhore, pasi me ndryshimin e bere ju i ndaloni koalicionet te propozojne kandidatet per deputet. Nese do te kete koalicione parazgjedhore, kush do i propozoj kandidatet per deputet ?
E kuptuan me me fund edhe grupet parlamentare te”ferrave” dhe “drizave” se “Rilindja” eshte, edhe kunder listave te hapura. Por socialistet perse heshtin, sa here Damiani ben budallin, por edhe tallet me ta, kur kembengul se listat jane te “hapura” ?
Rilindasit jane te vendosur per ta ndryshuar Kodin Zgjedhor, edhe nese “opozita parlamentare” eshte kunder.
Ku do i gjejne votat ? Besoj se kuptohet qe do i gjej te “opozita parlamentare”, e cila e mbaroi misionin e kambalecit. Ajo vete shkoi ne fund te fundit, si breshka te nallbani, kur ndryshuan kushtetuten dhe mbajten ne foltoren e parlamentit fjalimet patetike, se si “koalicioni i shpetimit te Shqiperise”, pra ata dhe “Rilindja”, i “dhane” per here te pare shqiptareve mundesine te zgjedhin drejte per drejte deputetet !
Rilindja po i bind edhe nderkombetaret, se do ta bejne edhe Kodin Zgjedhor,si statutin e partise, per ti fituar zgjedhjet “gjalle a vdekur” !.
Termet, termet, termet do te kete, ashtu si ne 2017, si ka urdheruar filozofi surelist i se drejtes !

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...