‘Rrugët e paguara me flori gërryen nga uji’/ Këlliçi nxjerr VIDEO-n nga kryeqyteti: Tirana vidhet

E Enjte, 19 Janar 2023 11:50
 
 
 

Kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 majit për kryeqytetin, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër rast abuzimi nga bashkia.

Këlliçi ka postuar një video nga Rr. ‘Kongresi i Manastirit’, ku si rezultat i shqepjeve të UKT-së, rruga gërryhet nga vërshimet e ujërave.‘Rrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave. Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet’, shkruan Këlliçi në Facebook.

 

Postimi i plotë:

Rrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave.

Ndodhem në Rr. "Kongresi i Manastirit". Ky është rezultati i shqepjeve të UKT-së që bashkia i quan punime dhe i fotografon si suksese historike.

Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet.

Ne duhet ta ndryshojmë Tiranën! T'i japim të gjithë një mundësi vetes të jetojmë në një qytet normal, ku punën e kryebashkiakut ta shikoni në rrugët dhe lagjet tuaja e jo në fotografi të retushuara.

Modifikuar më E Enjte, 19 Janar 2023 22:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...