Berisha: PD fiton në 14 maj. Veprimet e Ramës dhe Veliajt tregojnë se po humbin. E tregojnë poll-et!

E Enjte, 19 Janar 2023 20:32
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv se PD do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 14 majit dhe do të fitojë bashkitë e rëndësishme. 

 

Lideri i opozitës tha se veprimet e Ramës dhe Veliajt tregojnë se e dinë që do humbin.  

 Berisha iu referua sondazheve duke theksuar se e nxerrin Veliajn humbës në Tiranë. 

"Kandidatët e PD janë sot njerëzit më ballëhapur në betejën elektorale se kurrë më parë. Mediat i njohin. Fitore konsideroj votën e shumicës së shqiptarëve për forcën tonë politike, votën në qendrat më të rëndësishme të vendit. Ne kemi shanse shumë të mëdha. Nëse e shihni verbërinë me të cilën vepron Edi Rama tregon se po humbet. Kanë një tmerr të brendshëm. Shihni ç'po bën Erion Veliaj. Ai e di që është i humbur në Tiranë. Ka të gjitha poll-et që e tregojnë përtokë. Shqiptarët e shohin që ai mashtron për çdo gjë. Shpall tenderin më 19 dhjetor, e bën me mjetet e bashkisë dhe në datën 9 janar do të mbyllte tenderin me një kompani fiktive për të futur 470 mln lekë në xhep", u shpreh Berisha.  

Modifikuar më E Enjte, 19 Janar 2023 22:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...