A beson te rikthimi i Donald Trump? Ja si përgjigjet Richard Grenell

E Enjte, 19 Janar 2023 21:42
 
 

Richard Grenell shprehet se beson te rikthimi i Donald Trump, po ashtu si shumica e amerikanëve. 

Ai tha në Çim Peka Live se njerëzit janë të uritur për një ekonomi të Trump, duan politikën e jashtme dhe vendosjen e paqes në botë. 

 
 
Këto sipas tij realizohen me rikthimin e Trump. 

Grenell tha se dëshiron që Trump të rikthehet. 

Peka: Edhe një pyetje të fundit për Amerikën. A beson Richard Grenell në një rikthim të Donald Trump?

Grenell: Sigurisht. Edhe amerikanët e besojnë. Njerëzit janë të uritur për një ekonomi të Trump, duan politikën e jashtme të Trump. Nuk do të kishte luftë në Ukrainë nëse do të ishte Trump në Shtëpinë e Bardhë. Më lejoni të them haptas. Unë kam qenë 2 vite ambasador në Gjermani dhe jam marrë konkretisht me atë që quhet, tubacioni i Putin, apo NordStream. Gjatë administratës së Trump në vendosëm disa sanksione për këtë tubacion. Nuk parashikuam luftë dhe probleme të mëdha në Europë, kur vendosëm sanksione mbi ketë tubacion. Më kanë kritikuar mua dhe Trump se po tregoheshim të ashpër për këtë. Kur në Senat erdhën demokratët i shfuqizuan sanksionet e Trump mbi NordStream dhe brenda pak muaj filloi lufta në Ukrainë. Putin e pa se ishin shfuqizuar sanksionet dhe ky ishte një moment dobësie. Do të ju thosha se Senati Demokrat që shfuqizoi sanksionet duhet të mbajë përgjegjësi për këtë përshkallëzim që përfundoi në luftë. Kur njerëzit e shikojnë këtë dhe shohin miliarda dollarë që duhet të paguajnë amerikanët për këtë luftë në Ukrainë, mendoj se njerëzit janë të uritur për Trump. Dhe kundërshtimi i luftës përpara se të vinte Trump president, media thoshte do të shkaktojë luftën e tretë, por në fakt vetëm solli paqen në botë. Arabët dhe izraelitët u bashkuan, nuk do të kishim luftën në Ukrainë. Do të thosha se amerikanët dëshirojnë të rritet ekonomia dhe të vendoset paqja. Mendoj se edhe aleatët tanë të NATO-s këtë dëshirojnë. Aleatët tanë latinë dëshirojnë këtë edhe ata nga Afrika. Unë shpresoj që Trump të kthehet dhe unë do të jem mbështetësi i tij i parë.

Modifikuar më Premte, 20 Janar 2023 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...