Richard Grenell: Duam që rinia të rrijë këtu, e kjo bëhet përmes zhvillimit ekonomik

E Enjte, 19 Janar 2023 22:07

Richard Grenell, i cili ka qenë shef intelegjente në administratën Trump si dhe i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, ka qenë i ftuar në 'Çim Peka Live' në SYRI TV, ku në një intervistë ekskluzive ka folur gjerë e gjatë para gazetarit Çim Peka.

Ai ka treguar se aktualisht merret me sektorin privat, ku edhe është larguar nga qeveria.  

 
 

"Po përpiqem të vazhdojë punën që kam nisur në Ballkan. Ajo çka ne e kishim parashikuar, çështjen e negocimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, ishte të kishim një sektor privat dhe plot vende pune që të hapeshin nga kompanitë private dhe të ulnin nivelin e papunësisë", ka theksuar Grenell.

 
 

"Unë besoj se mënyra se si ne do ti zgjidhim problemet nuk është të ulemi rreth një tavoline dhe të flasim për çështje politike, por të hapim vende pune dhe të gjejmë mënyra për të arritur një normalizim ekonomik. 

 

E kjo ishte pikërisht ajo që kishte në vizionin e tij z. Trump. Ai donte që kompanitë perëndimore të hynin në këtë rajon. Megjithatë gjithnjë ka ekzistuar një konflikt i perceptuar pavarësisht ka ekzistuar apo jo konflikt të vërtetë, shumë kompani amerikane dhe perëndimore, kanë perceptuar se ka një konflikt në rajon dhe ne jemi përpjekur ta zgjidhim ketë. 

Si mundet që vendet e rajonit të punojnë nga afër me njëra-tjetrën për të hapur vende pune dhe për të mbajtur të rinjtë këtu, në vend që të ikin për në Gjermani, duke menduar se kjo është e vetmja shpresë për një jetë më të mirë. Ne duam që të rinjtë të qëndrojnë në këtë vend dhe mënyra e zhvillimit ekonomik është mënyra e vetme për ta realizuar", ka shtuar ai mes tjerash.

Modifikuar më Premte, 20 Janar 2023 13:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...