Berisha: Nuk do njohim kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur, përgjigjia do jetë revolucioni

Saturday, 21 Janar 2023 13:15

“Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

 
 Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narko-shtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve.
 

Përgjigja është vetëm një: vetëm revolucion,” tha Berisha.Sipas tij, opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim

“Opozita nuk ka fjalë dhe premtime pa fund. Opozita ka veprime. Po të ndjekësh procedurat, ato janë veprime për herë të parë në Shqipëri. Opozita ka organizuar edhe protesta që kanë rezonuar në Shqipëri dhe mbarë Europën.

Por opozita e ka deklaruar se ky regjim nuk lejon votën e shqiptarëve. Në këtë kontekst, opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim. Kjo është një betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për votën, për të gjitha.

Unë kam bindjen se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë. Do i përgjigjen Edi Ramës me të cilat format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë,” theksoi kryedemokrati.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...