'Ka rrëmbyer votën'/ Berisha: Misioni ynë absolut, përmbysja e monizmit të Edi Ramës!

Saturday, 21 Janar 2023 23:05

Berisha theksoi se Rama sot kontrollon sot 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991 dhe ai këtë pushtet e rrëmbeu duke u rrëmbyer shqiptarëve votën.

 
 Berisha: Ne ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO. Të heqim vizat. Të firmosim marrëveshjen e stabilizim asociimit. E kthyem Shqipërinë në vendin e shpresës së shqiptarëve. 2007-2014 popullata në këtë vende rritej nga viti në vit. Rritej nga viti në vit sepse përmirësohej gjendja ekonomike e shqiptarëve, rritej besimi i tyre se në këtë vend të bekuar ata do të ndërtojnë të ardhmen. Nuk e kishim gabim. Shqipëria është një vend me pasuri përrallore. Kudo që të shkosh syri të kap pasuri të mahnitshme. Potenciale turistike të mahnitshme, potenciale minerare, potenciale hidrike ujore. Zoti na ka dhënë gjithçka, më të mirat që mund t’i japë një kombi për të prosperuar. Dhe ne në atë rrugë ishim. 
 

Ndaj dhe ne sot festojmë krenar këtë përvjetor. Dhe ju e festoni ndër më krenarë se gjithë të tjerët sepse kurrë nuk lëkundët besimit në vlerat e demokratëve dhe të programit të kësaj partie. 

Por ne kremtojmë këtë përvjetor në kushte shumë të hidhura sepse pas 32 vitesh një pasardhës i regjimit monist, një njeri i cili duket se trashëgimi kryesore politike ka shpirtin e zi të etërve të tij, rivendosi në Shqipëri monizmin. Edi Rama kontrollon sot 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Dhe ai këtë pushtet e rrëmbeu duke u rrëmbyer shqiptarëve votën. Mirëpo, ne demokratët por dhe shqiptarët në tërësi, ne e dimë se monizmi dhe liria janë të papajtueshme. Ne e dimë se armiku absolut i lirisë është monizmi. Ne e dimë si demokratë se detyra jonë absolute, misioni ynë absolut është përmbysja e tij. Siç përmbysëm monizmin e etërve do të përmbysim monizmin e bastardëve që e ktheu atë në monizmin e Edi Ramës
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...