“U takua me Ramën dhe e këshilloi që…”- CNN për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI: Mori 225 mijë dollarë nga një punonjës i inteligjencës shqiptare

Tuesday, 24 Janar 2023 08:36

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave të huaja. CNN në një shkrim të saj thotë se Charles McGonigal u akuzua se kishte punuar me një oligark rus të sanksionuar pasi ai doli në pension dhe fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare.

rama ish agjenti i fbi

Në Uashington, McGonigal akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225,000 dollarëve.

Prokurorët pretendojnë se McGonigal, si një punonjës i FBI-së, duhej të zbulonte udhëtimet jashtë shtetit dhe kontaktet me shtetas të huaj, gjë që ai nuk arriti ta bënte.

“Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal fshehu një takim me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë.

Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për kërkimet e naftës në Shqipëri nga kompanitë ruse. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat”, shkruan CNN.

 

Një nga pagesat në para – 80,000 dollarë – dyshohet se iu dha McGonigal-it ndërsa ai ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në New York City.

“FBI hapi një hetim mbi përpjekjet lobuese të huaja të një shtetasi amerikan bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, sipas aktakuzës. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare”, thekson CNN.

Bashkepunimi me oligarkun rus

Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

McGonigal, i cili drejtonte hetimet për oligarkët rusë, përfshirë Deripaska, përpara se të dilte në pension në vitin 2018, akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj tij në vitin 2019 dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival.

Ish agjendti i FBI, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. Zoti McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”.

McGonigal dhe Shestakov akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash. Shestakov akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme për FBI-në.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...