Manjani: Rama i kapur në flagrancë, kur blen FBI-në, imagjino çfarë i bën Ambasadës

Tuesday, 24 Janar 2023 21:26
 

Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, se Edi Rama është kapur në flagrancë.

Duke diskutuar dosjen ‘Rama’ të FBI-së, për korruptimin me 225 mijë dollarë të drejtuesit të zyrës së kundërzbulimit në Byrosë Federale të Hetimit në Nju Jork, Manjani është shprehur se, kur ai ka blerë FBI-në, imagjino se çfarë i bën ai ambasadës.

 
 ‘Qeveria shqiptare dhe Edi Rama është kapur në flagrancë. Deri më tani i kemi pasur aludime këto lobingje dhe blerje të deklaratave, që kanë qenë dukshëm kundër opozitës në Shqipëri dhe duke sjellë një dëm shumë të madh në mjedisin demokratik të Shqipërisë.

Ngjarja e orëve të fundit është një akt flagrance, në atë që kemi dyshuar se Edi Rama në mënyrën se si bën politikë në Shqipëri, nëpërmjet lobingjeve ka blerë qëndrimin e institucioneve amerikane ndaj pushtetit të tij.Faktet flasin qartë. Është krejt e dukshme. Kur depërtohet me shumë të tilla parash, kaq sa janë zbuluar deri më tani, se nuk e dimë se çfarë mund të dalë në ditët në vijin, kur blihet FBI, imagjinoni se çfarë u bëjnë ambasadave këta, apo këtyre zyrtarëve të nivelit ‘zh’ që kur dalin e japin intervista thonë sa i mirë është Rama dhe ikin.

Është një turp shumë i madh për të gjithë ata që kanë luajtur këtë lojë në emër të SHBA dhe që bëjnë si amerikanë këtu, më shumë se sa amerikanët nëpër studiot e televizioneve për ti hedhur hi syve popullit shqiptar.

Siç e shikoni as Amerika nuk qenka e imunizuar nga ndërhyrjet politike, korrupsioni dhe nga ndikimi rus. Kjo ngjarje tregon shumë, ka shumë të dhëna brenda. Duhet të presim ende për të zbuluar pasi është një ‘thes që sa herë ta shkundim, nxjerr miell’.

Ja kjo është karma, i bie që ta ketë turinjve këtë gjë’, u shpreh Ylli Manjani në SYRI TV.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Janar 2023 12:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Politikë

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë sallës së Kuvendit foli për kaosin që përfshiu sot seancën plenare. Ajo sulmoi ashpër kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke thënë se...

SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

Politikë

SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

Nuk është mbyllur akoma muaji i parë i vitit dhe Edi Rama ka regjistruar kaq shumë skandale brenda pak ditësh, që do kishin rrëzuar dhjetë herë një qeveri kudo. Por ndërsa...

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Politikë

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me...