Berisha: Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA

E Enjte, 26 Janar 2023 11:58
 Kryetari demokrat, Sali Berisha, kërkoi që Kuvendi të diskutojë për skandalin e McGonigal, ndërkohë që theksoi se Edi Rama duhet të jetë i pranishëm në seancë.
 

“Këto ditë, Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do poshtëronte çdo vend

 
 Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët e tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive, në SHBA për sigurinë e këtij vendi, por edhe sigurinë e vendeve të lira.
 Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo udhëtimi, çdo dhurate, çdo emaili, dhe gjithçka tjetër midis McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj të përsëritur Edi Ramën.Por skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin Xhon Kenedi të McGonigal nga FBI, i cili akuzohet se ka manipuluar, falsifikuar dokumenta.

Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para, nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës.

Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pa karakter, pa moral, në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, e ka përdorur kundër opozitës, e ka përdorur për manipulime kundër saj.

Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut, kjo ndodh vetëm me Maduron e Venezuelës.

Prandaj sot nuk mund të ketë në këtë parlament debat tjetër përveç këtij debati. Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA.

A e dini se kush ishte McGonigal, a e dini se cili ishte funksioni i tij, që i çcat paratë e kompanive të oligarkut rus? A e dini që Deripaska i ka tentakulat në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare? A e dini se Damiani juaj është zëdhënësi kryesor i interesave ekonomike ruse në Shqipëri?” tha Berisha

Modifikuar më E Enjte, 26 Janar 2023 12:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...