Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Meta: SPAK të nisë urgjentisht hetimet ndaj Edi Ramës

E Enjte, 26 Janar 2023 19:30

‘SPAK duhet të vendosë një komunikim intensiv, serioz dhe shumë të ngushtë me institucionet e drejtësisë amerikane për të zbardhur deri në fund këtë skandal kaq të rëndë, në dritën e provave të pakundërshtueshme të zbuluara nga drejtësia amerikane’, shkruan Meta

 
 
 

Sipas kreut të PL-së, asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që të ketë një Kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të Shqipërisë dhe të shqiptarëve

Mesazhi i plotë i kreut të PL-së, Ilir Meta:

 
 

Përballë fakteve shokuese, që zbulohen çdo ditë, drejtësia shqiptare duhet të nisë urgjentisht hetimet për Kryeministrin e implikuar drejtpërdrejt në aferën shumë të rëndë korruptive shtetërore ‘Mc Gonigal’.

SPAK duhet të kishte nisur me kohë hetimet shumë të thelluara përballë këtij skandali, që e ka shndërruar institucionin e Kryeministrit në një çerdhe korrupsioni, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave duke korruptuar edhe zyrtarë të lartë si Mc Gonigal.

SPAK duhet të vendosë një komunikim intensiv, serioz dhe shumë të ngushtë me institucionet e drejtësisë amerikane për të zbardhur deri në fund këtë skandal kaq të rëndë, në dritën e provave të pakundërshtueshme të zbuluara nga drejtësia amerikane.

Ky komunikim i SPAK me drejtësinë amerikane me qëllim zbardhjen e veprimtarisë antishterore dhe korruptive të Edi Ramës është një detyrim ligjor i pashmangshëm për të.

Çdo përpjekje e Edi Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë edhe hetimin parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar për t'ju fshehur llogaridhënies së pashmangshme.

Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që të ketë një Kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të Shqipërisë dhe të shqiptarëv

Modifikuar më E Enjte, 26 Janar 2023 19:33

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...